Berisha: Rama do braktiste zgjedhjet në 2013 nëse votonin emigrantët

Berisha: Rama do braktiste zgjedhjet në 2013 nëse votonin emigrantët

18:45, 21/11/2021

Lideri historik i PD-së Sali Berisha, duke folur në ‘Foltoren’ me gratë demokrate është shprehur se në zgjedhje duhet të votojnë patjetër emigrantët dhe diaspora.

Berisha theksoi se në vitin 2013, Rama e kishte kërcënuar me bojkotin e zgjedhjeve nëse edhe emigrantët do të bëheshin pjesë e votimeve.

‘Në primare duhet të përfshijmë dhe mbështetësit tanë pa tesera të PD. Ato parti që veprojnë në këtë mënyrë i kanë të identifikuar votuesit. Ato i japin një kartë pak ndryshe nga anëtari, por kur vjen puna tek kandidatët për deputetë ata votojnë si ne. Kjo përbën një garanci të madhe për kandidatin.

Në mënyrë absolute e konsideroj një turp për Shqipërinë dhe jemi i vetmi vend që nuk përfshin emigracionin dhe diasporën në votë. Nuk krijon mundësitë kushtet që ata të votojnë. Në pamje të parë të duket se është pakujdesi, por jo, është mendësi. Paraardhësit e Ramës e konsideronim armik diasporën. Në vitin 2013 më vuri kusht, që nëse ti fut diasporën dhe emigracionin të votojë, do të bojkotoj zgjedhjet. Është me dokumente kjo.

E bëri njëherë, kurse tani i them bojkotoi, por emigrantët dhe diaspora do të votojë për ligjvënësit shqiptarë’, - u shpreh në fjalën e tij, ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij me gratë demokrate.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco