Tragjedia në Qerret/ Gazetari tregon pistat ku dyshon policia e prokuroria

Tragjedia në Qerret/ Gazetari tregon pistat ku dyshon policia e prokuroria

23:13, 18/10/2021

Gazetari Julian Kasapi ka folur në emisionin “Open” për tragjedinë e 4 turistëve rusë në një hotel në Qerret, ku humbën jetën ndërsa mbetet ende mister arsyeja.

Kasapi ka treguar se me çfarë merreshin prindërit dhe vajza me të fejuarin ndërsa e cilësoi si “tymnajë” faktin që Sergej ka qenë ish gjeneral ushtrie. Nga ana tjetër thotë se dyshimet e prokurorisë dhe policisë janë rrjedhja e gazit ose helmimi.

Julian Kasapi: Burri, Sergej ka qenë ish gjeneral ushtrie, bashkëshortja mësuese, dhëndri punonte në administratë ndërsa vajza punonte në një kompani private.

Ajo që e bën si tymnajë është fakti që Sergej ka qenë në rangjet e larta të ushtrisë ruse. Sa i përket dyshimeve që ka prokuroria e policia, bëhet fjalë për ndonjë rrjedhje të mundshme të gazit ku kishin qëndruar për më shumë se 1 orë dhe një dyshim tjetër është edhe helmimit që mund të kenë pësuar të gjithë si familje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco