Meta nga Shijaku: Me qetësi të gjithë të bëjnë punën e tyre, të votojnë sipas bindjes!

Meta nga Shijaku: Me qetësi të gjithë të bëjnë punën e tyre, të votojnë sipas bindjes!

12:28, 25/04/2021

Presidenti Ilir Meta, pas Elbasanit, ka udhëtuar drejt Shijakut ku ka ndjekur nga afër procesin e votimit.

Nga fshati Hardhishtë, Meta porositi qytetarët jo vetëm të zonës, por të gjithë Shqipërisë që të votojnë me qetësi dhe në mënyrë demokratike.

Populli i Shijakut, tha Presidenti, “është një popull me tradita qytetare, atdhetare dhe duhet të jetë model në këto zgjedhje, kështu që ftoj të gjithë qytetarët të Shijakut, të Gjepalajt, të Hardhishtës se kemi tërë ata miq këtu, që të ruajnë me qetësi në mënyrë demokratike, me mirëkuptim, siç e ka në  natyrën e vet populli i Shijakut dhe t’ia zbardhin faqen Shijakut dhe gjithë Shqipërisë para Europës.

Apo jo?! Me qetësi të gjithë të bëjnë punën e tyre të votojnë sipas bindjes së tyre.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco