‘Duan të sakatojnë procesin’/ Shehu denoncon presionin mbi administratën publike për votën: Mos kini frikë!

‘Duan të sakatojnë procesin’/ Shehu denoncon presionin mbi administratën publike për votën: Mos kini frikë!

21:44, 24/04/2021

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu akuzon pushtetin se po ushtron presion mbi administratën publike për votën.

‘Kjo është karakteristikë e rilindasve që duan të deformojnë, poshtërojnë dhe sakatojnë procesin e nesërm zgjedhor’, shkruan Shehu në Facebook.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Të nderuar zgjedhës të Qarkut Gjirokastër!

Qindra prej jush pjesë e administratës publike, po më informojnë për presionin që po i’u ushtrohet nga pushteti në ikje për të votuar kundër dëshirave dhe orjentimit tuaj politik. Kjo është karakteristikë e rilindasve që duan të deformojnë, poshtërojnë dhe sakatojnë procesin e nesërm zgjedhor. Po ju drejtohem të gjithëve Ju të nderuar zgjedhës ! Mos kini frikë! Mos veproni kundër ligjit që ndalon dhe penalizon cdokënd që tenton të fotografojë votën për t’ua treguar fuksave nën petkun e patronazhistit, apo drejtorëve të Rilindjes. Ligji dënon pa kompromis këdo që do të tentojë të fotografojë votën. Të jeni të sigurtë se vota juaj do të lexohet ashtu sic do hidhet pa presion!

Ndaj votoni të qetë për subjektin tuaj të preferuar! Për mua personalisht, rëndësi ka procesi! Ndaj dilni dhe votoni masivisht pa frikë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco