Kandidati i LSI-së denoncon me emra: Ja kush janë socialistët që po blejnë vota sot në Vorë

Kandidati i LSI-së denoncon me emra: Ja kush janë socialistët që po blejnë vota sot në Vorë

20:06, 24/04/2021

Vojo Bregu, kandidat për deputet I LSI-së, ka denoncuar një tjetër rast të shitblerjes së votave në zonën e Vorës. Bregu ka denoncuar me emra njerëz pranë PS të cilët po blejnë vota në zonën e Vorës.  

Ne keto momente shtetasi Enver Shehi, vellai i Rexhep Shehit, kryetar i Partise Socialiste Gjokaj, bashkia Vore, eshte duke blere vota me 100 mije leke ne fshat.

Shtetasi Spartak Muka punonjes i OSHEE, dje dhe sot eshte duke blere vota per Partine Socialiste ne Gerdec dhe Marqinet.

I bej thirrje Policise se Shtetit te marre masa te menjehershme per te ndaluar keto krime elektorale qe po ndodhin ne bashkine e Vores

I bej thirrje qytetarve te Vores qe te refuzojne keta bandite qe po perpiqen te blejne te ardhmen e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco