Braimllari me të rinjtë në Korçë: Për 8 vite janë mashtruar, energjia e tyre do të sjellë ndryshimin

Braimllari me të rinjtë në Korçë: Për 8 vite janë mashtruar, energjia e tyre do të sjellë ndryshimin

16:25, 24/03/2021

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, njëherësh edhe drejtues politik i partisë në Korçë, këtë të mërkurë është takuar me të rinjtë, ku thotë se energjia e tyre do të sjellë ndryshimin.

Përmes një postimi në facebook, Braimllari thekson se si Korça, e gjithë Shqipëria është mashtruar në këto 8 vite nga Edi Rama.

Postimi i plotë i Endrit Brahimllarit:

Të rinjtë energjik të Korçës do të sjellin ndryshimin e madh me 25 Prill. Ne do të krijojmë mundësi punësimi, do të ulim koston e jetesës dhe do të kthejmë shpresën në vend.

Korça nuk mund të qëndrojë më peng e politikës të dështuar klienteliste të Rilindjes. Kanë 8 vite që flasin për projekte imagjinare dhe nuk kanë bërë asgjë për rininë Korçare.

Ende guxojnë të premtojnë projekte imagjinare për rininë, investime në bujqësi, por kurrë nuk i kthyhen në projekte në shërbim të qytetarëve korçarë. Politika e Rilindjes gjithnjë ka pasur dhe ka në fokus vetëm oligarkinë dhe aspak qytetarët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco