‘Rama menaxhoi me sukses tërmetin dhe pandeminë’/ Spiropalizohet Luljeta Bozo: PS i ka mbajtur të gjitha premtimet

‘Rama menaxhoi me sukses tërmetin dhe pandeminë’/ Spiropalizohet Luljeta Bozo: PS i ka mbajtur të gjitha premtimet

17:58, 23/03/2021

Kandidatja për deputetë e PS në Tiranë Luljeta Bozo, ka habitur me lëvdatat e saj ndaj Ramës, teksa thotë se qeveria shqiptare menaxhoi me sukses dy ngjarje të mëdha, tërmetin dhe pandeminë.

Gjatë një takimi ku ishte i pranishëm edhe Rama, Bozo tha se PS-së i duhet dhënë mundësia për mandatin e tretë për të çuar më tej reformat e jashtëzakonshme sipas saj të nisur në 2013.

Bozo: Ne inxhinierët i kemi një çikë të shkurtra fjalët. Çdo gjë e kisha imagjinuar por që të hyja në politikë nuk më kishte shkuar në mendje. Kur më erdhi ftesa me shumë dashamirësi dhe me shumë respekt nga Edi Rama dhe pasi më hoqi disa pasiguri lali Eri, dhe duke pasur konsideratë nga ata njerëz që më dëgjuan pas tërmetit, donin që të kishin njerëz si puna ime që janë shumë në Shqipëri, për t’u përfaqësuar në Kuvend, unë e pranova ftesën në këtë moshë që jam.

Duke qenë e bindur për dy gjëra shumë të rëndësishme. E para, Partia Socialiste është shumë progresiste, me shumë vizion. Ato që merr përsipër i bën. Nuk bën vaki që të ketë thënë ndonjë premtim dhe që të mos e ketë mbajtur ndoshta jo plotësisht për arsye të ndryshme.

Në këtë periudhë pati dy ngjarje të vështira, tërmeti dhe pandemia dhe që ndërpreu punën për të arritur të gjitha objektivat. Njerëzit nuk duhet të harrojnë ku e mori Partia Socialiste në 2013-n, çfarë reformash të jashtëzakonshme janë bërë gjatë kësaj periudhe që nuk janë bërë asnjëherë në Shqipëri.

Pse duhet t’i japim mundësinë e mandatit të tretë që punën e nisur ta çojmë më tej, për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e rinisë që të mos iki dhe të jetojë këtu në vendin e bekuar nga Perëndia.

Jam besimplotë që qeveria e tregoi veten në këto 15 muaj se sa bukur qeveria e ka menaxhuar këtë situatë që nuk e kanë menaxhuar dot vendet e tjera.

Kemi Italinë që është në 7-n më të zhvilluar në botë që pas 15 vjetësh nuk i ka strehuar ende njerëzit pas tërmetit. Apo shtete të tjera shumë të fuqishme që tejkaluan kapacitetet e spitaleve që nuk dinin ku t’i çonin njerëzit, ne e përballuam.

Jam me shumë besim që ne si skuadër do të bëjmë të pamundurën që Partia Socialiste të fitojë këtë mandat të tretë. Nuk ka nevojë të bëjmë mitingje, apo takime me bujë. Njerëzit të kuptojnë menjëherë. Kemi një popull shumë të zgjuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco