Greqia nis fluturimet më tre shtete fqinje/ Ja kushti që duhet plotësuar

Greqia nis fluturimet më tre shtete fqinje/ Ja kushti që duhet plotësuar

21:24, 22/03/2021

 

Greqia ka lejuar fluturimet e udhëtarëve për tre shtete si: Turqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilat u vendosën për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Por, që këto shtete të fluturojnë drejt Greqisë, duhet të kenë me vete një test negativ  të Covid-19, e cila të jetë bërë 72-orë nga mbërritja e tyre në shtetin grek. Ndërkohë, të gjithë udhëtaret duhet të karantinohen të paktën një javë.

Gjithashtu, një masë e tillë është edhe për udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët duhet t’i nënshtrohen një testi të shpejtë Covid në aeroportet greke pas mbërritjes në territorin Helen.

Nga ana tjetër, për ata udhëtarë që testi i Covid-19 rezulton pozitiv duhet t’i nënshtrohen një karantine prej 14 ditësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco