Basha: Kismetja, optimizmi dhe shpresa që e shoh ngado në Shqipëri

Basha: Kismetja, optimizmi dhe shpresa që e shoh ngado në Shqipëri

08:12, 17/03/2021

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nga turi i takimeve të tij nëpër Shqipëri javët e fundit me programin "Shqipëria fiton", ka veçuar sot një takimin me një vajzë të re që mishëronte shpresat dhe besimin e qindra mijëra qytetarëve shqiptarë në këtë vend për ndryshim. Dhe është pikërisht vajza në fotografi, e quajtur Kismete!

Basha shkroi sot në Fb:

"E djeshmja ishte një ditë plot energji, entuziazëm dhe shpresë. Mes shumë takimesh të shkëlqyera, më la mbresë të veçantë biseda me Kismeten, sportisten e shkëlqyer, aktivisten dhe vajzën me kurajë dhe besim që mes shumë vështirësive ia ka dalë të marrë vlerësime kombëtare e ndërkombëtare.

Optimizmin dhe shpresën e saj për një Shqipëri më të mirë e shoh ngado në Shqipëri.

Kudo që kam qenë, në çdo qytet e fshat, në çdo cep të Shqipërisë fryn era e ndryshimit. Të gjithë së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë."
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco