Shkullaku: Normaliteti i Bashës dhe i opozitës po e ç’fazon Ramën

Shkullaku: Normaliteti i Bashës dhe i opozitës po e ç’fazon Ramën

20:24, 15/03/2021

Në lidhje direkte me edicionin e orës 19.00 në Syri Tv, me gazetaren Juli Krisafi, analisti Armand Shkullaku, komentoi fillimisht sjelljen e presidentit Meta të cilin e cilësoi si të justifikuar përballë dhunës që po paraqet maxhoranca për të kapur çdo pushtet.

“Ka disa kohë që po ndodhin gjëra të tilla. Sigurisht që kjo nuk është një gjuhë presidenciale, apo sjellja e një njeriu që përfaqëson unitetin e kombit apo që duhet të ishte mbi palët, por ne gjithsesi duhet ta shikojmë në kontekstin se si po vepron Presidenti i Republikës. Z. Meta e tha vetë edhe sot, që nuk mund të kërkoni perfeksion nga Presidenti, në një vend ku të gjitha pushtetet janë të deformuara. Po të shikoni diskutimin që bëjnë ata që akuzojnë Presidentin, për dalje nga misioni i tij, për denigrim të postit të kreut të shtetit, akuzat e tyre duken sikur papritur një ditë të bukur Presidenti u çmend dhe mori rrugët. Por po të shikojmë katër vitet e fundit, sjellja e Presidentit është pasojë e një sjellje të vazhdueshme të maxhorancës që ka qenë në kundërshtim me kushtetutën. Unë për të qenë korrekt, mund të citoj Komisionin e Venecias që qartazi disa herë i ka dhënë të drejtë Presidencës, ku ka bërë me gisht disa herë maxhorancën si uzurpuese të kompetencave që nuk i takojnë.

Ne duhet të jemi të qartë që lufta e maxhorancës me Presidentin është një luftë politike. Që nuk kemi një palë që janë engjëj që mbrojnë interesat e kombit dhe një palë tjetër që po e shkelin.

Këtu kemi luftën e një maxhorance për të marrë sa më shumë pushtet dhe për të kontrolluar gjithcka dhe ku presidenti është i vetmi institucon që maxhoranca nuk e ka në kontroll dhe kjo e nervozon.’

Shkullaku komentoi edhe diversionin që Rama bën ndaj kundërshtarëve poltikë.  

‘Presidenti është në funksionin e tij. Çdo veprim i tij ka edhe kontekst politik. Nuk ka njeri në vend që të mendojë që Presidenti është kundërshtar i maxhorancës, megjithatë përpjekja për të krijuar një dualizëm në distancë, pas kuintave me Bashën, është një diversion që kërkon të bëjë Rama, që kërkon të japë përshtypjen që kemi një opozitë defacto që është Ilir Meta dhe Sali Berisha dhe De Jure kanë lënë një djalë të mirë që nuk shkëputet nga diktati i tyre. Ky është në diversion i ngjashëm me atë të disa muajve më parë që linte të kuptonte që midis Bashës dhe Ramës mund të ketë një marrëveshje në bashkëqeverisje.

Të gjithë këto diversione tregojnë shqetësimin real që ka Rama që numrat nuk e nxjerrin fitues në zgjedhje.

Unë mendoj që fushata e Bashës dhe Ilir Metës shkojnë në funksion në drejtim të një realiteti të ri.

Lulzim Basha duke u marrë direkt me një njeri që nuk ka mbajtur asnjë premtim, e kanë çfazuar atë më tej. Këtë e pamë në Elbasan, këtë e pamë në atë shfaqje të turpit ku Rama bullizonte kundërshtarët.

Normaliteti i opozitës do prodhojë gjithmonë e më shumë një anormalitet të Ramës.’

 

                                                                             

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco