Deputeti kosovar e akuzon Lajcakun për standard të dyfishtë

Deputeti kosovar e akuzon Lajcakun për standard të dyfishtë

13:01, 16/10/2020

Deputeti i LDK-së, Faton Bislimi ka reaguar pas deklaratave të emisarit të BE-së për dialog mes Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak.

Ai ka thënë se Lajçak ta ketë parasysh që as vendimet dhe ligjet e kushtetuta e BE-së nuk janë bibël. E nëse ndryshon kaq lehtë atëherë të bëhën këto se pari.

“Lajçak paska thënë se: “Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën për Asociacionin; ajo nuk është Bibël,” por ai duhet ta ketë parasysh që as vendimet, ligjet, e kushtetuta e BE-së nuk janë Bibël, e nëse lehtë po ndryshoukanë këto ligje e kushtetuta, atëherë le ta bëjnë këtë së pari BE-ja duke na dhënë liberalizim dhe status kandidati për anëtarësim në BE; e mandej ne edhe mund ta ndryshojmë Kushtetutën, por vetëm në atë mënyrë që ta mënjanojmë tërësisht cdo provizion kushtetues të Planit të Ahtisaarit”.

Tutja Bislimi ka shkruar në Facebook se Kushtetuta jonë nuk i nënshtrohet ligjeve e aq më pak ndonjë statuti për Asociacionin.

“Kushtetuta nuk i nënshtrohet asnjë ligji e aq më pak ndonjë statuti të çfarëdo asociacioni. Përkundrazi, të gjitha aktet ligjore i nënshtrohet Kushtetutës. Çfarëdo përpjekje për çfarëdo pune jashtë Kushtetutës së Kosovës është e komplet e kotë! Ky është standard i dyfishtë i z. Lajçak dhe nuk reflekton as vlerat e as synimet e Bashkimit Evropian!”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco