Biden po keqinformohet për Kosovën, sikurse për Ukrainën

Biden po keqinformohet për Kosovën, sikurse për Ukrainën

Nga Gurakuç Kuçi - 15/08/2023

Kongresmeni Ritchie Torres informon në twitter se ai kishte një bisedë produktive me zëvendës-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Jonathan Finer, lidhur me tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Torres më tutje në twitter shkruan se: “si kongresmen për Bronx-in, duke përfaqësuar mijëra shqiptarë nga Kosova, i përcolla nevojën për të mbështetur marrëdhëniet speciale SHBA-Kosovë – të cilën ai e kuptoi thellësisht – dhe nevojën që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja të trajtojë Kosovën me drejtësi dhe respektin që e meriton si një shtet-komb sovran.

E lashë bisedën duke u ndjerë i sigurt se zoti Finer e di rëndësinë kritike të mbajtjes dhe forcimit të marrëdhënieve SHBA-Kosovë.

Ish-analisti i CIA-së, Ray McGovern në një intervistë për media ai thoshte së Biden është keq-informuar për luftën në Ukrainë dhe se Rusia nuk është duke humbur atje dhe citonte Medvedevin i cili kishte thënë se ne nuk do të humbasim, pasi nëse ne humbasim do përdorim armët nukleare.

McGovern po ashtu tregonte se si strategjia ruse është duke arritur objektivat e saj deri në Dnjepër.

Ish-analisti i kërkonte Presidentit Biden që të shkarkonte Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin dhe Jake Sullivanin, këshilltar i sigurisë nacionale nën akuzën për falsifikim të inteligjencës.

Pra, është një fakt i pamohueshëm që ka një forcë të madhe shtytëse kundër Kosovës dhe pro Serbisë siç e argumentonte edhe artikulli i BBC që e shpërndava sot në mëngjes dhe kjo bëhet nëpërmjet shumë faktorëve.

Analiza e McGovern, mund të jetë po aq e vërtetë nëse tërhiqet një paralele edhe në rastin e Kosovës dhe në një analizë të arsyeshme të qasjes së BE-së e cila ka qenë pro Kosovës dhe Bosnjës vetëm pas ndërhyrjes së amerikanëve.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco