Prapa konceptit të degjenerimit, fshihen ose fashistët ose ekstremistët fetarë

Prapa konceptit të degjenerimit, fshihen ose fashistët ose ekstremistët fetarë

Nga Blerim Latifi - 12/08/2023

Ata që kanë sadopak njohuri nga shkencat sociale e dinë se koncepti i degjenerimit, i marrë nga biologjia dhe i aplikuar në jetën sociale, është i lidhur ngushtë me racizmin e fashizmin.

Janë racistët ndër të parët që gjatë shekullit të XIX e futën këtë term në të folurit për shoqninë, politikën e kulturën. 

Në emër të "luftës kundër degjenerimit" racistët e fashistët kanë kryer krime të pafundme, gjithandej botës. 

Grupet ekstremiste fetare e kanë huazuar teorinë raciste të degjenerimit, duke i dhënë asaj një kuptim tjetër. 

Për to krejt moderniteti me liritë e tij që vijnë duke u zgjeruar, është një proces degjenerimi i jetës njerëzore. Prandaj aspirata e tyre është rikthimi në idealet e jetës mesjetare paramoderne. 

Problemi themelor i yni është se ne, si shoqni, nuk kemi kapacitete për të debatuar mbi vetë konceptin e degjenerimit, mbi origjinën e tij, bazën ideologjike, kontekstet historike të lindjes së tij, mitet e tij, përdorimet e tij politiko-fetare dhe në fund për ta kuptuar se  degjenerimi nuk është një e dhënë natyrore, por një konstruksion social, prapa të cilit gjithmonë fshihen ose fashistët ose ekstremistët fetarë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco