Sa respektohen vendimet e Inspektoratit të Punës?

Sa respektohen vendimet e Inspektoratit të Punës?

Nga Fadil Hoxha - 12/08/2023

Ne vitin 2015 kur ish drejtori i RTK-se kishte larguar nga puna dy Udheheqesit sindikal, shkalla e pare e Inspektoratit te Punes kishte konstatuar se ky veprim ka qene i paligjshem.

Ky Vendim i Inspektoratit eshte respektuar nga drejtuesit e atehershem dhe dy udheheqesit sindikal jemi kthyer ne pune.
Ne vitin 2020,  Inspektorati i Punes kishte konstatuar se Udheheqesi i Sherbimeve te Perbashketa eshte zgjedhur ne menyre te paligjshme. Kete rast ne si Sindikate e kishim denoncuar ne Inspektorat dhe e kishim fituar.

Edhe ky vendim i Inspektoratit eshte respektuar dhe Udheheqesi i atehershem i Sherbimeve te Perbashketa ishte shkarkuar.

Cka ka ndodhe gjate ketij viti ne RTK?

Inspektorati i Punes ka leshuar gjashte vendime per paligjmeri ne RTK me gjithsej 11 mije euro gjoba, perjashtuar edhe shume vendime per paligjshmeri pa gjoba.

Keto vendime te IP-se tregojne se:
-Jane zgjedhur paligjshem persona ne pozita udheheqese;
-Jane punesuar gazetare paligjshem;
-Jane degraduar punetore paligjshem;
-Jane larguar punetore nga puna paligjshem.
Asnjera prej ketyre vendimeve te Inspektoratit nuk eshte duke u respektuar nga drejtuesit e RTK-se.

Kjo eshte jashtezakonisht shqetesuese.

Pasojat e ketyre mosveprimeve te drejtuesve aktual te RTK-se do t'i vuajme pas disa viteve kur gjykatat vendosin per keto raste. 

Te demtuarit per keto raste me te drejte do te kerkojne demshpeblime ne gjykata e te cilat ne total do te kapin shifra marramendese ne dem te buxhetit te RTK-se.

Derisa Menaxhmentet e kaluara i kane lene ketij Menaxhmenti fatura te papaguara, njejte si ata po vepron edhe ky Menaxhment duke i lene fatura dhe telashe ligjore Menaxhmenteve te ardhshme.

Atehere ku eshte ndryshimi i ketij Menaxhmenti me Menaxhmentet paraprake?

E perbashket tjeter e asaj kohe dhe e se tashmes eshte se askush prej vendimarresve nuk ka dhene pergjegjesi per veprime te paligjshme, si atehere ashtu edhe tash.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco