Modeli i qeverisë së ardhshme të Kosovës

Modeli i qeverisë së ardhshme të Kosovës

Nga Shenoll Muharremi - 11/08/2023

Nëse një ide nuk po të frikëson pak, nuk është ndoshta aq e fortë. Një keqkuptim shumë i thellë ka ndodhur tek ne se çka është qeveria e si funksionon shteti. A nuk po e shifni që sistemi spo funksionon dhe spo jep rezultate? Kjo është e sigurtë. 

Na kemi menduar që modeli i rritjes, zhvillimit.. ardhmërisë sonë është qeveria.. Wow, shumë keqkuptim, kjo duhet me u korrektuar. Sa më herët aq më mirë. Teza është shumë e thjesht: Qeveri të Vogël, Ekonomi të Madhe e Fuqishme (Paradigmë e Re). 

Qeveria dhe adminsitrata jonë publike me rreth 90,000 trupa duhet me u zvogluar dukshëm. 2/3 apo nga 90,000 në 30,000 trupa mundet me mjaftu për 1.5 milion banorë sa kemi me qenë ndoshta edhe 3-4 vite. 

Në të kaluarën, ministri i qeverisë e administratës më thojke 'duhet me punësu njerëz, se varfëri'. Mirë shumë, pajtohem. Por jo në qeveri e administrë. Kjo ka qenë një model ndoshta emergjent atëherë por nuk funksionon shteti e qeveria ashtu. Bëhet barë e madhe për të gjithë, sidomos për biznese. 

Por, deri më tani, partitë politike, për shkak se nuk kanë dijt me rritë ekonominë, i kanë punësuar njerëzit në administratë e qeveri. Na kanë ndarkuar aq shumë saqë më sistemi nuk funksionon.

Tash kjo nuk është punë e problem i lehtë me e zgjedhur. Shumë vizion, strategji, tru.. guxim e taktizim kohor kërkon.

Paramendoje vehtën je Kryeministër edhe detyra jote është me zvoglu qeverinë dhe administatën nga 90,000 në 30,000 zyrtarë të shtetit. Ti kishe jep dorëheqje ndoshta, por ka zgjidhje. 

Duhet zgjidhje kreative dhe win-win. Si mundesh me gjetë një solucion e model që edhe e zvogëlon qeverinë e administratë, edhe  e bënë shtetin funksional (nuk len asgjë keq) edhe i jep vlerë të shtuar ekonomisë. Kjo është një detyrë mendore e profesionale që i nevojitet vendit. 

Për me nis diskutimin, e kam një propozim. Këtë temë e mendoj qe 15 vjet, se reforma e administratë publike dhe qeverisë e kemi në agjendë prejse e kemi formu qeverinë. Sa fat i keq, në vend se me formu mirë e kemi ba pak dallash edhe prej vitit 1 flasim që dhe si me reformuar. Kushtet dhe kuputeshmëria jonë na e ka imponuar këtë.
Solucioni dhe mendimi jem im është i thjesht. 60,000 zyrtarë të shtetit duhemi me i transformu në sektor privat.. me i kthy në ndërmarrës, inovator, biznesperson, farmer, biznese familjar, puntorë në sektorin privat... e gjithcka që ka të bëjë me ekonomi dhe zhvillim e rritje. Dmth me i përdorë për zhvillim dhe rritje e fuqizim e qëndrueshmëri të shteti e vendi por nga një perspekrivë tjetër.

Kjo nuk arrihet brenda natës, 10-15 vite ndoshta.. por duhet me fillu menjëherë. Na duhen disa programe komplekse me i kriju dhe zbaru. Faza faza. Kemi edhe llogari. Fizibiliteti tregon që ka llogari edhe qeveria edhe qytetari edhe biznesi me e ndërmarrë këtë operacion. 

Logjika në tregun e punës dhe ekonomi është që shumica e këtyre personave që do të transformohen janë të trajnuar mirë dhe kanë eksperiencë. Ata vetëm duhet të adaptohen me trajnime e profilizime. Ne rreth 40,000EUR mundemi me i shpenzu për një zyrtar në një mandat qeveritar. Tash nëse i bëjmë bashkë me ide biznesi nga 3-4 zyrtarë me i grupuar i bie gati 200,000 euro (me gjitha shërbimet, makinat etj).  

Na ma mirë është me ju jap 200,000 euro për secilin biznes që e krijojnë grupe 4-5 persona të qeverisë sesa me vazhdu kështu. Nga bara si zyrtarë ne i transformojnë në bizesperson. Nga njerëz që duhet t'i paguajmë në tatim pagues dhe rritës të ekonomisë. Kjo nuk arrihet lehtë, as shpejtë.. por është e domosdoshme. 

Programet për këtë transformim i kam pak a shumë të zhvilluara në kokë si kishte mundur me u zbatu një program i tillë kombëtar por nuk po ju lodhi këtu tash se ka shumë qasje dhe terme teknike.

Por kjo është dicka me mendu mirë dhe me e konsideruar. Dicka që është çfarë quaj 'Win-Win'. Zvoglim i qeverisë, rritje e ekonomisë dhe bizneseve. Rritje e mirëqenies. Ka shumë efekte pozitive kjo, mbi të  gjitha e zvoglon nevojën për taksa dhe buxhet për ti servisuar dhe paguar çdo muaj këtë numër të madh të qeverisë dhe administratës. 

Si rezultat i këtij programi, ne pastaj mundemi edhe taksat e bizmeseve me i zvogluar që edhe më shumë me i fuqizuar dhe rritur bizneset dhe ekonominë. Ky është një debat dhe propozim që ka për qëllim rritjen e funksionimit dhe eficiencës së qeverisë dhe administrës dhe transformimin e zyrtarëve publik në biznesperson dhe biznese, nga bara në mundësi dhe motor për rritje të ekonomisë dhe fuqizimi të shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco