Përmes artit përçohen edhe idetë politike me shumë sukses

Përmes artit përçohen edhe idetë politike me shumë sukses

Nga Daut Dauti - 08/08/2023

Ndikimi i artit

Arti me imazhe krijon ndikim të madh në mendjen e njeriut. Përmes artit përçohen edhe idetë politike me shumë sukses. Një ndikim të tillë e ka ushtruar edhe skulptori i madh kroat, Ivan Meštrović (1883 – 1962), i cili ishte pansllavist dhe adhurues i flaktë i krijimit të Jugosllavisë. Madje, ai nuk shihte dallim mes serbëve dhe kroatëve dhe insistonte se Kosova duhet të jetë në zemrën e secilit sllav. Ai, poshtu ka qenë ideator i ‘Tempullit Vidovdan’.

Për shkak të përkushtimit të tij ndaj idesë së bashkimit të sllavëve të jugut, e cila gjë shpesh kuptohet si filoserbizëm, Meštrović ka qenë kontraverz dhe i padëshiruar në mesin e nacionalistëve kroatë. 

Ivan Meštrović është edhe autor i ‘Zidanje Skadra’ (Murimi i Shkodrës). Idenë e lashtë të legjendës shqiptare, Rozafës, të cilën e kishte dëgjuar nga serbët e Kroacisë dhe shkrimet e Vuk Karadžićit, e përjetësoi në skulpturë. Por, kjo ishte tendencë që qyteti i Shkodrës, së bashku me legjendën shqiptare, të lidhej me folklorin sllav, gjegjësisht serb.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco