Kosova e futur në korrupsion, Serbia shkroi historinë si i deshi qefi

Kosova e futur në korrupsion, Serbia shkroi historinë si i deshi qefi

Nga Gurakuç Kuçi - 07/08/2023

Udhëheqësit e Kosovës, politikanë, gazetarë, profesor, intelektual e çdo lloj shtrese qytetare në Kosovë, duke ngarendur pas korrupsionit, i dhanë Serbisë më shumë se dy dekada kohë që ajo të kontrolloj shkrimin e historisë së luftës dhe dokumentimin e saj në Gjykata e Diplomaci ndërkombëtare sipas nevojave politike e strategjike të saj.

Serbia punoi fort që nga një shtet kriminel ta bëj periudhën e viteve '90 e më herët si një zone ku kishte viktima nga gjitha palët. Kështu Serbia del më e pastër dhe prapë vazhdon të ndjek interesat e saj për "Serbinë e Madhe".

Nëse sot Kosova është e zhytur më keq se një pampersë e mbushur, nuk është faji i ndërkombëtarëve dhe Serbisë, sepse ata kanë ndjekur interesat e veta, por është faji i atyre njerëzve në Kosovë që përgjegjësitë e tyre i përdorën për korrupsion e krim dhe jo për ta mbrojtur e avancuar kombin e shtetin tonë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco