Ankthi i Lirisë!

Ankthi i Lirisë!

Nga Kimete Berisha - 02/08/2023

Më vjen shumë keq për fjalën e Lirë, por Gjakova nuk është në Serbi! 

Fjala e Lirë duhet të jetë e vërtetë! Përndryshe, fjala e Lirë - por e pavërtetë,  është pallavër dhe të çon në robëri!

Ku ke parë ti këso Lirie që e mohon shtetin e vet!

Edhe nëse krejt bota çohen në këmbë dhe thonë se është normale që pronari i një media kombëtare shqiptare e konsideron veten gjakovar i Serbisë, e Kosovën - Serbi - ne nuk bën të pranojmë që Kosova është Serbi, se nuk është. 

Nëse ia bëjmë qejfin një milioneri dhe plus me paret tona ia paguajmë qejfin që të jetë media e Serbisë, dalngadalë, duke i konsideruar shkeljet kushtetuese si gabime teknike - një ditë mund të bëhet 'normale' që Kosova të konsiderohet e Serbisë!

Është tragjedi e madhe që Kosova t'i nënshtrohet parapëlqimit të një tregtari që preferon të jetë shtetas i Serbisë.

Le të jetë.

Ji i Serbisë, ji ti i kujtdo që ta do zemra, por jo në emrin e Lirisë së fjalës ta mohosh shtetin e Kosovës.

Të isha gazetare e Klanit, e para do të largohesha nga një pronar që Kosovën e konsideron Serbi. 

Sot Klan Kosovën po e mbrojnë veç gazetarët e saj, e pronari po hesht.

- Dil zotëri e trego çka dreqi ke nuk e ndryshon shtetësinë! 

Unë prita se për një muaj do të bëhesh i Kosovës! 

P.S. Liria e tepërt është robëri.  (PLATO)

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco