Media e dirigjuar me telekomandë

Media e dirigjuar me telekomandë

Nga Zejnullah Jakupi - 02/08/2023

"Në çdo rast, është gjithmonë më mirë për të mos nënvlerësuar forcën e një kundërshtari, veçanërisht
kur duam ta luftojmë atë". K. Popper

Ja pra, e pamë sot, se çfarë medie kemi. Një medie e dirigjuar nga ata politikanë që kanë vjedhur miliona euro dhe i kanë dërguar në konto të ndryshme (Offshore) në vende të ndryshme. Ata i kanë keto medie në grushtë- kur duan, ju japin herë pas herë ndonjë kockë. Është kjo medie e dresuar që për fat të keq, po ja mbyll gojën vetvetes. Kjo nuk guxon të ndodhë.
„Pushteti“ i Katërt sot dështoi ta kryejë detyrën e tij.

PS: RTK- ja e ka bërë GABIMIN TRASHANIK se ka marrë pjesë në demonstratën e para dy dite dhe sot edhe më keq, ka bojkotuar konferencën për media të ministres Rozeta Hajdari. Për mediumet private dhe ato që nuk kanë licenca kombëtare është OK por jo edhe për mediumin publik- RTK-në.

Bordi i RTK-së duhet sa më parë të jap përgjigje për këtë sjellje destruktive të gazetarëve të RTK-së, të cilët kanë ikur nga konferenca. Duhet tu shqiptohen masa ndëshkimi, nëse përsëritin sjellje të tilla, të përjashtohen nga puna.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco