Qëndrimi hibrid i disa vendeve të BE-së ndaj Kosovës

Qëndrimi hibrid i disa vendeve të BE-së ndaj Kosovës

Nga Sadri Ramabaja - 27/07/2023

Vetëvendosja si koncept i mbrojtur në Konferencën e Parisit [1919] nga presidenti amerikan Woodrow Wilson, rezultoi se ishte rezervuar vetëm për evropianët e bardhë, duke përjashtuar në këtë kuadër shqiptarët, jo për banorët e kolonive evropiane. 

Në vitet pasuese, pas asaj konference, përplasja mes dy koncepteve të kohës: Fashizmit dhe Komunizmit do të thellohej edhe më shumë. Koketimi i liberalëve perendimor me fashizmin do t’i shtyjë shumë idealistë shqiptarë properendimor dhe në shpirt liberal, të transformoheshin në komunist! 

Ky lloj transformimi ndërkohë kishte marrë përmasa planetare. Transformimi i idealistëve aziatikë properëndimorë në komunistë, siç ka treguar publicisti Pankaj Mishra, është i vështirë për t'u kuptuar për racizmin perëndimor. I tillë, tepër i vështirë, për idealstët shqiptar properendimor e liberal,  është për t’u kuptuar edhe “mirëkuptimi” që po tregon sot një lagje e diplomacisë perendimore ndaj projekteve ekspansioniste të Beogradit.

Si të kuptohet sot transformimi i një lagjeje të liberalëve perendimor në avokatë të interesave të Serbisë, në dëm të interesave jetike të shqiptarëve [Veriu i Kosoëvs është interesi jetik për Republikën e Kosovës], nëse për bazë ky transfomim nuk ka albanofobinë irracionale?!

[Fragment i analizës në ardhje... ]

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco