Mërgatë shqiptare, jo nëpër Serbi!

Mërgatë shqiptare, jo nëpër Serbi!

Nga Skenderbeg Klaiqi - 25/07/2023

Serbia fiton miliardat nga Diaspora shqiptare

Mërgimtar të dashur, ju dëshirojmë rrugë të mbarë për në Atdhe!

Me dëshirën që të ju ruaj i madhi Zot kudo dhe kah do që shkoni, por e kam një porosi:

Në këtë vit do ta kishit shprehur patriotizmin, duke mos udhëtuar nëpër territorin e Serbisë!

Arsyet:

1. Rrezik i madhe për maltretime, me metodat që vetëm Serbia asnjëherë nuk i harroj.

2. Mos i leni paratë e juaja duke pirë kafe, nëpër Autoban, duke ngrënë darka dreka dhe shumëkush duke fjetur në Hotelet e tyre.

Nga 1,1 Milion mërgimtar që ka Kosova, shumica nga Europa udhëtojnë me makina ose një mesatare 500 000 mijë.
Llogarisim çdo makinë nga 5 persona, e përafërt me 100 000 mijë makina.
Autobani: 15 Euro X 100 000 makina = 1.500 000 Euro ( 1,5 Milion vetëm shqiptarët e Kosovës minimumi)
Vetëm kafe nëpër pompa minimum : 300 000 Euro
Nga një drekë diku diku : 150 000 Euro
Një mbushje me derivate: 100 000 makina nga 100 Euro janë 10 000 000 Euro ( 10 Milion Euro).
Shuma totale për një udhëtim që bëni ju mërgimtarë është: 12 milion Euro e më tepër.

Pa llogaritur dënimet, por edhe dhuratat që shpesh herë shqiptarët i japin vullnetarisht duke ju qeshur policëve me zor, sepse janë shumë lypsarë. Pra kjo shumë, por gjatë vitit do të jetë shumë më shumë.

A i ka shkuar mendja ndonjë herë dikujt se Serbia nga mërgimtarët fiton neto minimum 500 milion në vit nga mërgimtarët, ndërsa qarkullim kalon shifrat miliardësh?

Herën tjetër do ta shpjegojmë si, por unë tani për tani kam vendosur të bëjë rrugë shumë më të gjatë, për arsye rreziku, tjetra arsye është, vetëm të mos bëhem ndihmues që me parat tona të zhvillohet Serbia, e kjo Serbi ti përzë shqiptarët madje me plane shfarosëse që ka pas çdo herë kundër shqiptarëve, por më e keqja ende ka pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës.

Pa u demokratizuar Serbia, jo mërgata shqiptare nëpër Serbi!
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco