Tri mësime nga provimi pranues

Tri mësime nga provimi pranues

- 23/07/2023

Tri mësime nga provimi pranues

Kuantiteti
Edhe këtë vit në programin tonë të studimeve Inxhinieria Kompjuterike dhe Softuerike kishte ngarendje të lartë për regjistrim, 3.5 nxënës kanë garuar për 1 pozitë të studentit. Duke analizuar me kujdes rezultatet e shpallura në ueb faqe të fakultetit (https://drive.google.com/drive/folders/1IDBJBkRskFtOKuXrlkk4afiR0ExG6Rl3 ), lehtë mund të konkludohet që jo vetëm 124 kandidatët e parë janë të shkëlqyeshëm por edhe 100 kandidatët ne vazhdim janë po ashtu të shkëlqyeshëm, duke arritur mbi 70% të suksesit total! Por si pasoj e mungesës së resurseve, në rend të parë njerëzore, fakulteti jonë fatkeqësisht duhet ti refuzojë këta nxënës të shkëlqyeshëm! 

Kualiteti
Edhe pse kemi pas numër të madh të aplikantëve për programin tonë të Inxhinierisë Kompjuterike dhe Softuerike, edhe këtë vit 134 kandidatë nuk kanë arritur të kalojnë pragun e kalueshmërisë prej 40% që ka vendosur Universiteti i Prishtines. E kuptoj dëshirën e disa kandidatëve që përkundër notave jo shumë të mira kanë guximin ti futen garës por janë shumë raste në këtë grup (Lista e kandidatëve qe nuk e kalojnë pragun) që janë për shqetësim: suksesi nga shkolla e mesme – shumë i mirë ose edhe i shkëlqyeshëm, testi i maturës 60-70% - ndërsa në provimin pranues në fakultet kanë arritë vetëm 5-10%! Ky është paradoks! Shënimet në këtë kategori japin mesazhin e qartë: testi i maturës nuk është tregues real dhe objektiv i suksesit të nxënëseve dhe ne duhet t’ia zvogëlojmë peshën këtij parametri në formulën e vlerësimit për regjistrim në universitet.

Tregu i punës
Raportet nga tregu i punës po tregojnë që fusha jonë është duke u rritur dhe është shumë me perspektive – dhe kështu Universiteti i Prishtines dhe MASHTI duhet të ndërrojnë politikat karshi kërkesave të fëmijëve tanë dhe tregut të punës – të rrisin numrin e studentëve të pranuar në programin tonë. Për këtë duhet paraprakisht të rritet edhe numri i stafi akademik, në të gjitha programet e kërkuara nga tregu i punës. Dhe MASHTI duhet të vazhdoj mbështetjen e të rinjve në këto fusha dhe të nxis rritjen e regjistrimit në fusha të STEM. Nxënësit, në gjysmë vjetorin e fundit të shkollës së mesme, gjegjësisht gjimnazit, duhet të koncentrohen për përgatitje për regjistrim në fakultet. Në fakt caku i përgatitjeve 3 vjeçare në gjimnaz është vetëm regjistrimi në fakultet – në programin e dëshiruar. Dhe për këtë qëllim duhet një angazhim dhe bashkëpunim më i madh i drejtorëve dhe stafit të gjimnazit me universitete.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco