Një lojë futbolli

Një lojë futbolli

Nga Daut Dauti - 28/02/2023

Ajo që po ndodhë me Kosovën dhe Serbinë më së miri kuptohet nëse i merrni këto dy shtete për krahasim si dy ekipe të futbollit që bëjnë gara në Premierë Ligë. Ekipi i Serbisë është i shqetësuar se nuk mundet me injoru e as me duru ekipin e Kosovës. Prandaj, Serbia i jep zor me nxjerrë Kosovën nga liga e me qu me lujtë dikund në ‘Selačka Liga’. 

Serbia mas vetit i ka firmat për reklamë dhe sponzorat e jashtëm e të brendshëm për shkak se fitimi është i madh. Kosova është ekip i ri që sapo ka hy n’ligë, pa buxhet, pa sponzora dhe me stadion të vjetër dhe fushë të papërshtatshme. Shikuesit e Kosovës në stadion gjysa navijatin kundër ekipit t’vet se nuk besojnë në sukses dhe e kanë ma shumë për inati t’trajnerit që nuk e dojnë. Serbia ka futë lojtarë të vet në ekipin e Kosovës sikur edhe në stadion në mesin e navijaqave dhe i ka korruptu edhe referat.

N’kët lojë trajneri i Kosovës ka qëllu kryefortë dhe nuk hanë llaf e as pare dhe e vazhdon lojën me ymyz se mbetet n’ligë. Ta shohim sa po qëndron edhe ky dhe a do t’bjen Kosova prej ligës.

Situata është e ngjajshme me vitin 1985 kur kundër ekipit të  Prishtinës ishin krejt Jugosllavia me dallim që shikuesit ishin për Prishtinën dhe trajnerin. Atëherë Prishtinën e shpëtoi Qira, i cili vdiq para disa ditëve. Por, kur u largu Qira, Prishtina ra prej ligës. 

Nejse, Zoti e pastë qu n’Xhenet Qirën.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco