Edi Rama, më mirë të merret me Charles McGonigal, se sa me “kapje të veshëve” të huaj!

Edi Rama, më mirë të merret me Charles McGonigal, se sa me “kapje të veshëve” të huaj!

Nga Fadil Maloku - 27/02/2023

1. Edi Rama, ky vëllau” binjak i Vuçiqit, në vend që të inkurajoj me fjalë vëllazērore e përmbajtje fisnike e patriotike KM e Kosovës Albin Kurti Ai me qasjen e komunikimit të tij të egër, nonshalante, cinike e narcisoide, (paramendone!) merr guxim të “delegoj” (shih ti!) edhe këshilla për “teknikat e kapjes së veshit”, për të padëgjueshmit e Washingtonit dhe Brukselit!?

2. Sjelljet dhe fjalorthi i tij (që janë kryesisht me backgraund e natyrë rrugaqërie!) i përdorur në këte rast (aspak, etik e moral) ka kohë që “vegjeton” në aulën e politikes shqiptare me “ambicien” e tij të smurë se “ato” një ditë mund tê shndërrohen edhe në ndonjë shembëlltyrë ideale puritane e normë e ndotur sociale, janë tërësisht të gabuara dhe të dëmshme, si për të adresuarit ashtu edhe për publikun e gjerë shipfolës!

3. Arsyeja, është tërësisht e thjeshtë; Ai sikur të ishte një politikan i moralshëm dhe një qytetar i ndershëm i Republikës së Shqipërisë, do të duhej s’pari të shpjegonte elektoratit të tij, e mëpastaj edhe publikut të gjerë, se; përse gazetat më të mëdha amerikane bashkë me gazetarët më të rëndësishëm janë duke publikuar lajme e raporte të gjata me akuza të rënda ndaj Tij dhe “eskortes”, e shpures së tij, mbi lidhjet e dyshimta me (Charles McGonigal) ish zyrtarin e FBI-sê i cili është kapur shkaku i dyshimit se ka punuar pêr Rusinë…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco