NËNSHKRUJE!

NËNSHKRUJE!

Nga Migjen Kelmendi - 27/02/2023

Kosova dhe Serbia sot e kanë nji rast historik me i avansue relacionet mes dy shteteve, tue u krijue rrethana për zhvillim ma s’pari qytetarëve të vet, dhe tue u hapë perspektiva europiane dy vendeve.

Kurti dhe Vučić kanë edhe nji tjetër oportunitet të madh, që me këte nënshkrim, me modesti me i kontribue përpjekjeve të botës perendimore me i dhanë fund nji agresioni të paprovokuem mbi nji vend sovran si Ukraina, e sulmueme nga Rusia e Putinit.

Nji rast i madh për dy vende të vogla.

Edhe Kurti edhe Vučić treguen gadishmëni, dhe besoj sot edhe e dëshmojnë se këte peshë përgjegjësie e ndjejnë dhe kanë me veprue në harmoni me interesat e vendeve që përfaqësojnë dhe përpjekjeve të përgjithshme të bashkësisë ndërkombëtare për stabilitet dhe zhvillim në këte pjesë të Ballkanit.

Argumentet pro nënshkrimit janë të shumta dhe sot s’ka ma kohë me i elaborue.

Ka qenë përgjegjësi e opozitës me e lexue sakt situatën, me peshue dhe vlerësue sakt dhe drejt angazhimin e partnerëve tanë historik si dhe ndërmjetësimin e fasilitorëve të dialogut, e jo me ra viktimë e strategjive distraktuese të pozitës, e cila i delegjitimoi argumentet contra të tyne, strategjinë e tyne të pritjes dhe të ndejtjes, deus ex machina’n e tyne.

Ky asht momenti i pikëpjekjes me të vërtetën. Edhe për Kosovën edhe për Serbinë.

Ka me pasë kohë edhe për kritika edhe për llogaridhanie. Kurtin e pret shumëçka, por sot e pret nënshkrimi.

Nënshkruje!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco