Nga Blerim Canaj - 09:41, 13/08/2022
Poqëse i bëhet një vështrim i shkurtër historisë së re të Kosovës – e jo vetëm – është e pamundur të shkruhet një histori, pa zënë vend të posaçëm edhe rëndësia e diasporës si para, gjatë e po ashtu edhe pas luftës.
Në periudhën e paraluftës kishim të bënim kryesisht me gjeneratën e parë të mërgatës e cila kishte lidhje të fortë emocionale me familjen dhe me vendin e origjinës. Kjo mund edhe të përshkruhet si faza e parë kur vendi kishte nevojë për ndihmën e çdo qytetari brenda dhe jashtë, e shumica e mërgatës me tërë kapacitetin e saj i qëndroj afër vendit, duke ndihmuar që të mbahet gjallë sistemi paralel në vitet e paraluftës, por edhe duke ndihmuar që të mbahet deri diku stabile gjendja sociale në shtetin paralel.
Krejt kjo ishte nj? ndihm? tej mase e rezistencës paqësore dhe e shtetit, që atëbotë njihej si shtet paralel e q? ishte arma paq?sore me t? cil?n b?hej rezistenca paq?sore. Edhe më fort – po ashtu si shumicë – mërgata i qëndroj vendit afër në fazën e luftës, duke përkrahur at? jo vetëm materialisht, por edhe duke iu bashkuar rezistencës së armatosur. E e gjithë kjo përkrahje vinte për shkak të dashurisë për vendin dhe lidhjes emocionale me të. Pra, ishte patriotizmi ai që e ofronte diasporën me vendin. Kjo lidhje emocionale tendohej të përcillej edhe te gjenerata e dytë e më tutje e mërgatës. Krejt kjo ishte përpjekje më shumë e familjes, përkatësisht e prindërve të tyre, të cilët në emër të ruajtjes së identitetit, përpiqeshin – e kjo përpjekje vazhdon edhe më tutje edhe sot – që këtë emocion dhe dashuri për vendin e origjinës, ta përcjellin tek fëmijët e tyre.
Pas përfundimit të luftës e posaçërisht pas shpalljes së pavarësisë, kishte një tendencë t? politizimit partiak t? diasporës. Por shumë akterë kyç politik të partive tradicionale n? Kosovë të cil?t po merreshin me shtetndërtimin, dukej që kishin një vendosmëri që diaspora të lehej e qetë në mendimin e tyre politik dhe të mos futej në rrymat stresuese t? politizimit partiak. Duke qenë t? vetëdijshëm për impaktin e pak?t q? vendi i origjin?s kishte n? diaspor?n por edhe anasjelltas, dukej m? se e logjikshme q? diaspora duhej t? ndihmohej n? integrim n? shtetin prit?s n? nj?r?n an? dhe n? ruajtjen e tradit?s n? an?n tjet?r. Kjo pastaj do të i krijonte diasporës mundësi të një lidhjeje më të fortë me vendin por pa tendencë të politizimit apo radikalizimit politik partiak. K?shtu edhe ndodhi për disa vite.
Por kjo hapësirë pastaj filloj të shfrytëzohej nga lëvizja VV e transformuar në parti politike. Akterët e LVV, t? vetëdijshëm që disa vite me radhë diaspora ishte e paprekur nga partit? tjera, shto k?tu edhe mangësinë e kontaktit fizik t? tyre me vendin e q? rezultonte me mangësi informacioni rreth zhvillimeve në vend, në mënyrë permanente atakonin diasporën. Me retorikën e tyre populiste, njëjtë sikur edhe n? institucione t? ndryshme n? vende t? ndryshme n? bot?, ata edhe tek diaspora arritën të ndërtojnë dhe ngritin përcepcionin për korrupsionin në vendin e origjinës dhe propagandonin se si elita udhëheqëse politike po e shkatërronte e vendin. Duke vendosur diasporën nën një atak të tillë propagandistik, ata duket sikur ia arritën qëllimit të humbjes së një kujtese dhe shkatërrimi t? mbamendjes kolektive dhe arritën që tek shumica e diasporës të ngrinin dyshime dhe të bëjnë të urrejnë çdo të arritur në vend. Proceset n?p?r t? cilat kishte marr? pjes? edhe vet diaspora si lufta, gjendja e Kosovës së dalë nga lufta, shpallja e pavarësisë, arritjet në politikën e jashtme, v?shtir?sit? e ndërtimit t? shtetit t? ri dhe të arriturat tjera minimizoheshin dhe në fund u bënë thuajse inekzistente. U krijua përshtypja që „Republika e Kosovës“ ishte krijuar me lindjen e Krishtit, por ishte shkatërruar nga elita politike e cila në fakt e kishte ndërtuar atë.
Natyrisht, tejet t? atakuar në secilin vend në botë ku jetonte diaspora jonë, ishte gjenerata e re. E duke qenë një gjeneratë e cila si të lindur e të rritur në mërgim, ishte edhe me një rrjet të pasur kontaktesh, kjo retorikë e futur nga disidentët politik e që duhej të shfrytëzohej për politikë të brendshme, pa vetëdije dhe duke qenë viktimë e retorikës manipuluese, përmes tyre po shpërndahej jashtë Kosovës dhe po ndikonte në shkatërrimin e imazhit të shtetit të ri! Krejt kjo, për shkak se ata nuk e kishin të qartë që ishin manipuluar – dhe me gjasë shumë nga ta edhe më tutje mbesin nën ndikimin e të njëjtit manipulim.
Natyrisht, kjo formë dhe tendencë manipulimi dhe keqpërdorimi vërehet edhe sot gjatë qeverisjes. K?t? her? duke shfrytëzuar mekanizmat shtetërorë, madje qysh me organizimin e karvanëve t? diaspor?s. Karvanet e organizuara të diasporës, po të ishin të sinqerta, do të ishin një gjë e mirë, por personalizimi politik i organizimit, tregon hapur për manipulimin. Krejt kjo, pasi që kjo më shumë do të ishte çështje e ministrisë së kulturës se sa e ministrisë së jashtme, gjithnjë duke pasur parasysh që prioritet i politikës s? jashtme t? secilit shtet do të duhej të ishte promovimi i shtetit në botë.
Organizimet për diasporën nga MPJD janë thjesht një puro politikë e brendshme, diçka që nuk do duhej të ishte çështje e një institucioni që merret me politikën e jashtme. Po që se bëjmë një krahasim me të kaluarën e afërt, kur në MPJ dominonin konferencat ndërkombëtare dhe organizimet tjera q? qëllim kishin promovimin e Republikës s? Kosovës dhe vlerave shoqërore t? saj sikur edhe përmirësimin e imazhit n? aren?n nd?rkomb?tare si “Gërmia Hill”, “Interfaith”, “Digital Diplomacy”, “Instakosova” etj., ku pjes?marr?s ishin nivele t? larta politike nga bota, qeveria e ndryshimit sjell produktin “Shijo Kosov?n” i cili m? shum? i ngjan? nj? fushate zgjedhore dhe është thjesht për konsum të brendshëm dhe manipulim dhe keqpërdorim i mëtutjeshëm politik i diasporës. Krejt kjo, pasi që nuk ka të bëjë asgjë me politikën e jashtme e as me promovim ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës në aspekt të marr?dh?njeve nd?rkomb?tare.
E natyrisht, një promovim edhe nuk mund t? pritet nga njer?zit t? cil?t t? ekzaltuar nga fitorja, n? mediat dhe n? konferenca nd?rkomb?tare flisnin p?r Kosov?n si p?r nj? shtet kriminal, t? cilin ata do ta p?rmir?sonin, duke harruar q? krimin e kishin pik?risht brenda deklaratave t? tilla. E sot edhe m? tutje, derisa në Kosovë po ndodhin mrekullitë kulturore si: Dua Lipa me “Sunny Hill” në Prishtinë, “Doku-Fest”, në Prizren, “Anibar” në Pejë, “Manifesta” në Prishtinë, e Kosova p?rmes tyre promovohet në mediat ndërkombëtare, krerët qeveritar?, Kurti dhe Osmani n? mediat bot?rore “BBC”, “La Repubblica”, “Free Europe” frikësojnë qytetar?t, diaspor?n por edhe investitor?t me luftë. Dhe vazhdojn? me fushat?n zgjerdhore “Shijo Kosov?n”.
Kjo pastaj t? b?n t? pyes?sh se ku është mendësia e promovimit të imazhit pozitiv? Si mendohet që vitin e ardhshëm të vie diaspora në vendin e origjinës kur diskursi i regjimit autoritarë dhe arbitrarë është promovimi i frik?s nga lufta? By the way…Me siguri se shumë njer?z pyeten se ky karvan, kjo fushat? dhe ky manipulim a ?sht? financuar nga 1,1 Milion?t t? cilat MPJD, i kishte ndar? p?r NGO-n? “Germin” e cila ishte themeluar pikërisht nga një zëvendësministre e kësaj ministrie, përkatësisht nga zëvendësministrja e Pun?ve t? Jashtme Liza Gashi?
(Autori ?sht? doktor i historisë bashkëkohore politike nga Universiteti i Vjenës)
© SYRI.net