Kur dhe si ka filluar kriza energjetike, çfarë faji ka opozita në këtë rast?!

Kur dhe si ka filluar kriza energjetike, çfarë faji ka opozita në këtë rast?!

Nga Sherif Fejzullahu - 26/12/2021

Kriza energjetike e Kosoves ka filluar para 15 viteve aktualisht me fillimin e privatizimit te njësive te KEK,ut e sidomos me privatizimin e DISTRIBUCIONIT si subjekti me i rendesishem i Korporates se Energjise se Kosoves.

Kjo opozite qe atehere ishte ne QEVERI lejoi qe distribucioni te privatizohet dhe gjitha perfitimet qe nuk jane te vogla, te kalojne ne kompanine private te QALIK LIMAK KOMPANI.

Merreni me mend ekspert te nderuar te energjetikes dhe ju qeveritar te opozites qe atehere ishit ne qeveri se cili shtet lejon te privatizoi nje kompani publike e cila ka prodhimin e vet, ka tregun e sigurt, ka kuadrin me pervoje disa vjeqare si dhe profitin e sigurt??!!!

SPEKU Sindikata e pavarur Energjetike e Kosoves ne te cilen une isha Kryetar, e kundershtuam kete privatizim, organizuam disa here protesta, por ishte e kotë. Qeveria ishte e vendosur dhe e beri te veten ku privatizoi distriktin, sepse u kishte premtuar vellezerve nga Turqia.!

Ne kete linje u privatizua edhe AEROPORTI dhe ishte ne plan te privatizohet edhe TELEKOMI I KOSOVES por nuk arriten.

Qendrimet tona ishin te mos privatizohen sidomos sektori energjetik pastaj Telekomi, Transporti Hekurudhor dhe Minjerat me pasuri nentoksore, pra disa kompani kapitale me te cilat mbahet shteti, perndryshe Shteti do te vij ne situate mvaresie nga privatët te cilet luajn lojen e tyre te profitit ose interesit.

Ne te gjitha takimet nderkombetare qe i kishim sygjerimet ishin te mos lejonim privatizimin sidomos te sektorit energjetik, sepse do te shkaktohet krize te cilen do ta vuajne punetoret, konsumatoret e sidomos biznesi.
Kjo pra po ndodh sot.

Ne ua kemi bere me dije qeverise dhe zyrtareve te asaj kohe si me protesta,si me konferenca per shtyp por edhe me materjale percjellese, por asnjëherë zeri yne nuk u degjua.

Kaluan mbi 20 cite dhe kjo opozite qe ishte atehere ne Qeveri nuk mori asnje iniciative per te ngrite kapacitete te reja prodhimi te energjise dhe po te donin mundesite ishin, sidomos ne ngritjen apo instalimin e mullinjeve ose fluturave per prodhimin e energjise alternative te llojit te nëntë mullinjeve,  ne KITKE TE KAMENICES te cilet ato mullinjë sot prodhojne diku mbi 40 megavat energji dhe jane ne gjendje te mbulojne me teper se nje Komune me furnizim te energjise.

Ne nje fabrike te ketij lloji e kemi vizitua ne qytetin ODENS TE DANIMARKES ku na informuan se keta mullinj jane shumë produktiv dhe mundesojne edhe eksport te energjise.
Keta mullinj i shihnim kudo si ne Danimarke, Suedi, Norvegji Holande etj.dhe konsumatoret ishin te lire te zgjedhnin furnizuesin me energji.

Kjo pra eshte zgjiidhja e menqur.

Pra po ti instalonim ne keto kapacitete prodhuese te energjise ne Kosove, bile disa prej tyre, sepse egzistojne edhe kushtet klimatike ne disa vende te Kosoves, sot nuk do kishim krize te energjise elektrike.

Po e jap edhe nje shpjegim nga pervoja 42 vjeqare ne Korporaten Energjetike te Kosoves.
Realisht ne kushte normale me dy blloqet tona te Kosoves B1 dhe B2, qe prodhojne 500 megavat ore energji, si dhe 3 blloqet e Kosoves A me prodhim nga 250 deri 300 megavat ore energji,  e qe s'bashku prodhojne 800 megavat ne sezonin e dimrit plotesojne diku 60 ose 70% te furnizimit me energji per konsumatoret e Kosoves.

Kështu që kuptohet që se mungojne diku 400 megavat dhe nese gjate sezonit te veres i kishim kontraktuar 200 apo 300 megavat, e qe eshte domosdoshmeri dhe praktike e perhershme per sigurim te energjise atehere sot do te kishim nevoje vetem per 100 apo 150 megavate e qe do te na mundesonin reduktime, por shum me te vogla se ato qe po ndodhin sot.

Ne nje takim ne VELENJE TE SLLOVENISE na u tha se edhe ata kishin nevoje per 200 megavat energji por ata i kishin rezervuar gjate veres dhe ne dimer nuk e perjetonin mungesen.
Pra te nderuar, kriza qe po e vajtojne sot keta te nderuar te opozites nuk eshte sodit por e kohes se tyre kur ata ishin ne Qeveri dhe nuk bene asgje qe kjo krize qe po ndodh sot mos ta perjetojne konsumatoret dhe ekonomija e Kosoves.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco