5 të pavërta të mëdha

5 të pavërta të mëdha

Nga Dejona Mihali - 11/11/2020
5 gropat në zemër të Kosovës
1. "Plani i Ahtisarit ishte kompromisi i dhimbshëm por e solli pavarësinë."
Plani i Ahtisaarit është kanceri që ka gërryer të ardhmen e Kosovës-republikë dhe të drejtën e saj për vetëvendosje. Ata që negociuan për të nuk ia hapën rrugën pavarësisë por varësisë së Kosovës nga negociatat permanente me Serbinë.
Cilësia e negociatave mijëra herë nga VETËVENDOSJE! më pas dhe dëshmitarë konkretë është sqaruar se sa e turpshme ka qenë në dëm të Kosovës.
2."Negociatat teknike në Bruksel me Serbinë do të na çelin rrugë e integrimit evropian."
Negociatat teknike në Bruksel prodhuan footnotë dhe hoqën republikën e sapo fituar siç po thonë me "kompromis" të dhimbshëm nga Plani i Ahtisarit.
3. "Marrëveshja e parë për normalizimin është rruga drejt njohjes së Kosovës nga Serbia dhe normalizimit të marrëdhënieve drejt procesit të integrimit evropian të Kosovës."
Marrëveshja I për normalizimin është themelimi i Zajednicës, ose metastazat e pas 6 vitesh prej kur u pranua plani rrënues Ahtisari. Marrëveshja ia çeli kapitujt negociues me BE, Serbisë ashtu siç kishte paralajmëruar VETËVENDOSJE! dhe vetëm cenim të shtetësisë Kosovës. Prej aty kombinuar me Planin Ahtisari marrëveshja polli Listën Serbe ose minën me sahat brenda Kuvendit të Kosovës.
4. "Gjykata Speciale do ta pastrojë luftën e UÇK nga akuzat e pabaza dhe gjykata nuk është kundër UÇK por kundër individëve."
Gjykata speciale, qëllimi, përshkrimi, ligji për të është goditja më e madhe e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Është në parim e ndërtuar mbi një kombësi të veçantë dhe ka në fokus një strukturë, një organizim të posaçëm si UÇK.
Gjykata ka për detyrë siç e thotë ligji i saj për ta bërë 'pis luftën". Mjafton të lexohet ligji që e themelon për të kuptuar që në qëllimi i fundëm është ndërrimi i historisë sa të jetë e mundur, mundësisht tek afirmimi i qoftë dhe një akuze për krime kundër njerëzimit.
5. "Marrëveshjet e 25 gushtit 2015 - Zajednica, Elektroseveri, Ura mbi Ibër, MTS doo janë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe u shuan strukturat paralele, u vendos kufiri energjitik, u vendos "kufiri" i telekomunikimit, u rilidh Mitrovica. "
Statuti dhe kompetencat e Zajednicës, kombinuar me Planin e Ahtisaarit, Gjykatën Speciale krijojnë një monstrum mu më zemër të kontinentit evropian. Ne, shqiptarët të dyshuar, gjykuar për krime kundër njerëzimit, krime lufte, ku me "njerëzim" Zajednica dhe Plani i Ahtisarit njohin strukturat e Serbisë në Kosovë që tani janë bërë si Ujku-Gjyshe te Kësulkuqja, u dashka me patjetër t'u japim kompetenca ekzekutive që të mbrohen edhe pak më shumë se sa llogariti Ahtisaari, pakica serbe, sepse edhe ashtu tani për ne ka gjyq ku thuhet se paskemi bërë krime monstruoze kundër tyre. Ndonëse nuk janë të njëjtët, qytetarët serb të Kosovës me strukturat e Serbisë në luftë e pas lufte në Kosovë, Zajednica, Ahtisari dhe Gjykata speciale i shohin njëjtë.
5 gropat që duhen mbushur zemrës që punon çerek këto 13 vite. Pa dyshim nuk mbushen në negociata me Serbinë.
Sepse, vetëm kur shtrirë në kohë dhe marrë seriozish Kosova veten, pa negociata me Serbinë dhe pa pritur prej saj njohjen me çdo çmim, me sytë e kthyer nga vetja, do të mundet një ditë të ngrihet sërish në këmbë, prej qëndrimit kaq gjatë në gjunjë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco