Kreditë dhe pandemia

Kreditë dhe pandemia

Nga Musa Limani - 12/10/2020

Në kuadër të politikës së zbatuar ekonomike, politika monetare-kreditore paraqet nën sistem më të rëndësishëm, nëpërmjet të të cilave politika, shteti merrë masa adekuate, në kohë dhe sektor të caktuar, me qëllim të mbështetjes institucionale dhe nxitimit të zhvillimit makroekonomik. Derisa politika monetare vlerëson mënyrën e akordimit të kredive afatshkurtra (mjeteve xhiruese), ndërkaq politika kreditore paraqet mjet për realizimin e politikës monetare. Andaj, nëpërmjet politikës monetare-kreditore, Qeveria mund të realizojë qëllimet e parashtruara zhvillimore makroekonmike.

Në çdo vend me ekonomi të tregut, andaj edhe në Kosovë, politika monetare-kreditore duhet të monitorohet nga Banka Qendrore. Ndonëse, Kosova nuk mund të bëjë politikë monetare në kuptimin e plotë të fjalës, sespse siç dihet vendi ynë nuk e ka njësinë monetare shtetërore të veten, por e ka euron që, edhe pse nuk bënë pjesë në euro zonë, është e kyçur në sistemin unik monetar të Bashkimit Evropian. Andaj, si dhe vendet anëtare të BE-së që janë në euro zonë, që nuk mund të bëjnë politikë të pavarur monetare, ashtu është edhe rasti i Kosovës, sepse bankat qëndrore të këtyre vendeve nuk e kanë të drejtën e emisionit primar (emetimit të parasë). Këtë dë drejtë aty ku si njësi monetare është euro, e ka vetëm Banka Qendrore Evropiane, që vlenë edhe për Kosovën. Mirëpo, kjo asesi nuk do të thotë se Kosovë nuk mund të bëjë në mënyrë të pavarur politikë kreditore.

Siç dihet, në politikën zhvillimore makroekonomike, kredia është instrument me rëndësi të veçantë në kuadër të politikës së zbatuar ekonomike, sepse paraqet burim plotësues dhe shumë të rëndësishëm për bizneset dhe instrument në politikën investive. Kredia, veçmas subjekteve ekonomike u siguron mjete plotësuese materiale (financiare) dhe u mundëson kontinuitetin e procesit të riprodhimit të zgjeruar. Kështu, Qeveria me një politikë adekuate kreditore krijon parakushte dhe kushte subjekteve ekonomike për zhvillimin e veprimtarive të tyre. Andaj, nëse shteti dëshiron zhvillim më intensiv ekonomik, atëherë duhet të zbatojë politikë ekspansioniste kreditore, duke dhënë kredi me kushte më të volitshme. Në këtë drejtim, Qeveria me dhe përmes Bankës Qendrore harton dhe zbaton politikë konsekuente kreditore, duke krijuar kushte dhe kritere më të favorshme marrësve të kredisë, qoftë për kredi prodhuese apo konsumuese. Në Kosovë, sikur dominon mendime se, Qeveria dhe Banka Qendrore, nuk kanë të drejtë të përzihen në politikën kreditore, sepse sipas disave në ekonominë e tregut ajo është ekskluzivisht e drejtë e bankave komerciale. Ky mendim është i gabuar, kjo për arsye se Banka Qendrore përcjell afarizmin dhe kontrollon aktivitetin e politikave kreditore të bankave komerciale. Andaj, duke u bazuar në këtë që u cek më sipër, duhet thënë se, Qeveria nëpërmjet Bankës Qendrore harton dhe zbaton politikat kreditore, duke përcaktuar korrnizat e përgjithshme në kuptimin e kushteve më të favorshme për shfrytëzuesit e kredive, qoftë të atyre prodhuese apo konsumuese, por gjithnjë duke pasur parasysh mos dëmtimin e politikave afariste të bankave komerciale.

Në perudhën e pas çlirimit, si dhe pas Pavarësisë, si problem në vete në politikën kreditore në Kosovë ka paraqitur mosfunksionimi i tregut financiar-letrave me vlerë, në një anë, dhe akordimi i kredive me kushte shumë të pavolitshme, me norma të larta të interesit, me afat të shkurtër kthimi dhe të grejs periudhë të shkurtur, në anën tjetër. Ndërkaq, normat e interesit për depozita ishin shumë më të ulëta. Kështu, diferenca ndërmjet normave të interesit pozitivë për banka (kreditë) ishin të larta, kurse normat e interesit negativ (depozitat) për banka ishin të ulëta. Kështu, diferenca ndërmjet këtyre normave ishte e lartë dhe bankat komerciale, fitonin ekstra profit. Nga kjo nuk është vështirë të konstatohet se politika kreditore si e tillë nuk ishte sa duhet në funksion të bizneseve.

Tani, të shohim si është politika kreditore në periudhën e paraqitjes së pandemisë. Koronoviruesi, pos problemeve shëndetësore të popullsisë, po paraqet edhe probleme me efekte shumë negative edhe në rrjedhat ekonomike të Kosovës. Kështu, gjendja e covid 19 dhe ndërmarrja e masave kufizuese nga Ministria e Shëndetit, për të ndaluar përhapjen e këtij viruesi, u reflektua me efekte të mëdha negative në aktivitetet ekonomike në të gjithë sektorët, lëmit dhe degët ekonomike dhe lëmit shoqërore. S’ka dyshim se, kjo gjendje u shpreh edhe në akordimin dhe kërkesën për kredi, si faktorë me rëndësi material për zhvillimin ekonomik. Kjo gjendje kautike, u reflektua në largimin e një numri të madh të të punësuarëve, zvogëlimin e prodhimit e me të zvogëlimin e ofertës agregate, mungesën e prodhimeve vendore, rritjen e importit, zvogëlimin e të hyrave buxhetore etj. Më i prekur është sektori i gastronomisë, efektet negative të të cilit janë me karakter multiplikativ, sepse reflektohen edhe te sektorët e tjerë, si: në largimin e punëtorëve dhe rritjen e papunësisë, zvogëlimin e konsumit të kulturave bujqësore, zvogëlimin e konsumit e me te edhe të kërkesës agregate etj. Kuptohet, kjo gjendje alarmante epidemike, u shpeh me efekte negative edhe në të gjitha lëmit e tjera ekonomike dhe shoqërore.

Pasi tema është ndikimi i pandemisë në politikën kreditore, në vazhdim do të japim disa opinione tona lidhur me këtë çështjë. S’ka dyshim se, me zvogëlimin e afarizmit të bizneseve, erdhi edhe deri te zvogëlimi i ofertës dhe kërkesës për kredi të reja prodhuese e konsumuese, edhe atë për dy arsyra. Bankat komerciale duke ditur gjendjen jo të mirë të bizneseve, po hezitojnë të akordojnë kredi të reja për shkak të rrezikut që mund të vije nga mos mundësia e kthimit, përkatësisht të pagesës së kësteve mujore, në një anë, dhe, zgovëlimi i kërkesës për kredi nga bizneset për kredi prodheuse dhe qytetarët për kredi konsumuese, sepse u çrregulluan të hyrat e tyre. Kjo për arsye se, si bizneset ashtu dhe qytetarët kanë mbingarrkesë me borxhe, përkatësisht me kredi të shumta. Kjo ka ndikuar që si oferta ashtu dhe kërkesa për kredi është zvogëluar. Kështu, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës - Anketa e kreditimit bankar nr. 4, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020, kërkesa për kredi ka shënuar rënie të theksuar, duke u përgjysmuar kredit e reja, në karahsim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Shkaku kryesor i ranisë drastike, si të ofertës ashtu dhe të kërkesës për kredi, qëndron në pasigurinë e kthimit si nga bankat komerciale ashtu dhe qytetarët, si rrjedhojë e mbylljes së shumë firmave në sektorin privat. Kjo situatë bëri që kreditë e reja në TM2 në vitin 2020, të shënojnë rënie prej 47,8%,

krahasur me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Sipas Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës, kreditë e reja ndaj korporatave jo financiare në TM2 2020, u zvogëluan për 44,2%, kurse kredit me qëllim jo investues (jo prodhues), kishin rënie më të theksuar prej 63,1%, kreditë me qëllim investues treguan rënie prej 31,8% dhe sektori industrial dhe i shërbimeve pati rënie prej 39,0%, krahasur me të njëtën periudhë të vitit të kaluar. Rënie të theksuar treguan edhe kredit familjare. Kështu, këto kredi në TM2 të vitit 2020, në raport me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, shenuan rënie nga 85,5 milionë euro në 75,2 milionë euro. Po ashtu, kreditë e reja për konsum zvogëluan vlerën e tyre nga 71,7 milionë euro sa ishin në TM2 në vitin 2019, në 49,2 milionë në TM2 të vitit 2020, apo për 31,9%.

Normat mesatare të interesit, në pjesën e parë të vitit 2020, në krahasim me periudhat parapraka kanë rë dukshëm, si në kredi ashtu dhe në depozite, por diferencat në mes tyre ende janë të larta. Kështu, sipas të dhënave të BQK-Vlerësimi tremujor i sistemit financiar, nr. 31, norma mesatare e interesit në kredi në TM2 të vitit 2020 ishte 6,2%, që ishte për 0,3% më e ulët në raport me të njëtën periudhë të vitit paraprak. Ndërkaq, norma mesatare e interesit në depozita ishte 1,5% edhe në TM2, sa ishte edhe në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Diferenca ndërmjet ketyre normave të interesit del të jetë 4,7%, që po ashtu, bankave komerciale u siguron të hyra të “majme”.

Andaj, rënie e kredive të reja po ndikon në tkurrjen e afarizmit të bizneseve, në një anë, dhe, zvogëlimin e prodhimit dhe varësinë ekonomike të Kosovës nga import i të mirave materiale për nevoja të tregut vendor. Kjo situatë, do të rrisë deficitin e bilancit të tregtisë së jashtme, si dhe mund të ndikojë në ngritjen e çmimeve dhe sjelljen e inflacionit, që do të ndikojë dukshëm edhe ashtu të rëndë në standardin jetësor të popullsisë, përkatësisht në “shportën” e jetesës. Zvogëlimi i aktiviteteve ekonomike të bizneseve, mbyllja e shumë bizneseve dhe largimi nga puna i një numri të konsiderueshëm të të punësuarëve (që deri më tani thuhet se janë larguar mbi 60 mijë të punësuar), zvogëlon edhe burimin e të hyrave buxhetore, si pasojë e zvogëlimit të të hyrave tatimore. Deficiti buxhetor i Kosovës, deri në qershor 2020 shënoi rënie në një vlerë rreth 112 milionë euro, që ishte rrjedhojë e të të hyrave tatimore, për shkak të krizës ekonomike.

Andaj, të gjitha problemet e sipër cekura me të cilat ballafaqohet ekonomia e Kosovës, paraqesin problem në vete dhe shumë kompleks, që kërkojnë edhe zgjidhje komplekse. Andaj, zgjidhja e këtyre problemeve, kërkon edhe qasje profesionale dhe analizë empirike të përgjithshme. Kështu, para se të ishte hartuar Programi për rimëkambjen e ekonomisë, mendojë se Qeveria, përkatësisht digasterët gjegjës, është dashur të bëjnë një analizë empirike të përgjithshme në nivel vendi, për të konstatuar gjendjen faktike dhe për të paraparë dhe marrë masa adekuate për të eliminuar pengesat dhe krijuar kushte për rimëkëmbje dhe nxitje të zhvillimit ekonomik, për secilin prej tyre. Nuk mund të merren masa ad hoc, kur dihet se të tërë sektorët, lëmit dhe degët ekonomike dhe shoqërore, po përballen me probleme serioze për shkak të pandemisë. Masat që duhet të merrë Qeveria

nuk mund të jenë të njëjta për tërë sektorët, sepse secili ka karakteristikat e veta, sikur që nuk mund të shërohen të gjithë të sëmuarit me një diagnozë.

Në vazhdim unë do të përqendrohem vetëm në politikën kreditore, ndikimi dhe roli i saj në rimëkëmbjen ekonomike, si nënsistem me rëndësi të veçantë i politikës së zbatuar makroekonomike. Në kontekst të kësaj duhet potencuar se, Qeveria e Kosovës me Bankën Qendrore, duhet të analizojë mundësinë e krijimit dhe zbatimit të një politike kreditore të favorshme, e cila do të jetë në funksion të rritjes së afarizmit të bizneseve dhe e efketshme për konsumatorët. Ky qëllim, në rend të parë arrihet duke subvencionuar kreditë e më hershme, si dhe kreditë të reja, qoftë me mbulimin e këstëve mujore për kohën që zgjatë kjo epidemi dhe të fillojë aktiviteti normal i bizneseve, qoftë me ribursimin e një pjesë të normës së interesit. Mendojë se kreditë prodhuese dhe ato konsumuese, do të kenë efekt më të madh nëse akordohen (jipen) me kushte më të volitshme (me normë sa më të ulët që është e mundur të interesit, me afat sa më të gjatë të kthimit dhe gris periudhë). Politika e tillë kreditore do të mundësojë rritjen e prodhimit me aktivizimin normal të kapaciteteve ekzistuese dhe rekonstruimin dhe zgjerimin e tyre, si dhe me ngritjen e kapaciteteve të reja. Me këtë rast, do të vij deri te hapja e vendeve të reja të punës, do të rritet prodhimi dhe në të njëjtën kohë do të vije deri te rritja e ofertës dhe kërkesës agregate. Kjo politikë kreditore do të mundësojë që “të zëmë peshkun, e jo të hamë peshkun”. Atë që thotë proverbi popullor kinez: “Nëse ma jap peshkun ma ke siguruar drekën, por nëse më mëson të zë peshkun, ma ke siguruar jetën”. Andaj, zgjidhja afatgjate e rimëkëmbjes dhe dalja nga kriza aktuale ekonomike, mendojë se politika kreditore e sipër cekur do të jetë më adekuate dhe me efekte momentale dhe afat gjate.

Si rrjedhim, për realizimin e një politike kreditore, si u cek më sipër nevojitet që të rritet tregu i kapitalit, që mundëson dhënien e kredive me kushte më të volitshme. Kështu, me qëllim që politika kreditore të jetë në funksion të zhvillimit të bizneseve vendore, në një anë, dhe të ngrit standarin jetësor të popullatës, në anën tjetër, kreditë investuese (prodhuese) dhe konsumuese duhet të jepen me kushte shumë më të volitshme se që ato janë akorduar deri më tani. Në këtë drejtim, Qeveria së bashku me Bankën Qendrore, duhet të bëjnë reforma rrënjesore në politikën monetare-kreditore. Mendojë unë, hap i parë në këtë drejtim që duhet bërë Banka Qëndrore dhe Qeveria e Kosovës, është që të kthehen mjetet e Trustit të pensioneve dhe të Fondit të privatizimit në sistemin bankar të Kosovës. Për realizimin e këtij qëllimi, Qeveria duhet proceduar urgjentisht formimin e infrastrukturës juridike, duke i ndryshuar ligjet që rregullojnë mbajten e këtyre mjeteve dhe deponimin e tyre në Bankën Qendrore të Kosovës, pa ua ndryshuar destinimin. Mbajtja e këtyre mjeteve që kap vlerën mbi tre (3) miliarde euro, jashta sistemit bankar të Kosovës, jo vetëm që paraqet absurditet, por është edhe e pa justifikueshme dhe nga aspekti ekonomik i pa pranueshëm. Shikuar nga aspekti dhe logjika ekonomike, një gjë e tillë është e papranueshme dhe jashtë parimeve të veprimit të ekonomisë së tregut, përkatësisht ligjëshmërive ekonomike, e nga aspekti juridik e pajushtifukeshme, që mjetet e qytetarëve dhe ekonmisë të Kosovës të futen në funksion të zhvillimit ekonomik të vendeve në

fondacionet që mbahen këto mjete. Kjo, aq më parë kur tani edhe ekonomia e vendeve ku mbahen këto mjete, përballet me probleme zhvilimore dhe mund të vij deri të rënia e vlerës së akcioneve dhe të humbasin ato, siç kemi pasur raste para disa viteve ku mjetet e Trustit të pensionistëve u zhvlerësuan me qindra miliona euro.

Vlera e këtyre mjeteve nuk është e vogël për tregun e kapitalit të Kosovës. Nu ka kurrfarë arsye dhe logjikë që këto mjete edhe më tej të mbahen jashtë sistemit bankar dhe të mos hynë në funksion të zhvillimit ekonomiko-shoqëror të Kosovës. Andaj, duhet gjetur forma dhe mënyrë të kthimit të këtyre mjeteve në sistemin bankar, me ç’rast do të rritet potenciali i tregut të kapitalit, përkatësisht i kapitalit të bankave komerciale, që do të ndikojnë në akordimin e kredive prodhuese dhe konsumuese me kushte më të volitshme, e jo si është propozur tani që t’iu mundësohet tërheqja 10,0% e vlerës së mjeteve personale të pronarëve të tyre. Kjo, është e pa kuptueshme që me këto miliarda mjete të menaxhojnë individ, apo grupe të caktuara, në vend që ato të menaxhonen nga institucionet financiare publike vendor, siç është Banka Qendrore e Kosovës. Mendojë, se kjo refomë në sistemin dhe politikën monetare-kreditore është shumë efikase dhe afatgjate, ku futja edhe tre miliardë eurove në qarkullim nëpër mjet kredive, do të bëjë bumë në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Pse, të marrim kredi, apo forma tjera huash, për të siguruar mjete financiare për të intervenuar për rimëkambëje dhe nxitim të zhvillimit ekonomik, kur i kemi mjetet tona e të cilat, ndodhen jashtë sistemit monetar-kreditor të Kosovë. Një gjë duhet ditur, se nuk ka zhvillim ekonomik pa investime. Investimet janë funksion i zhvillimit ekonomik, si që zhvillimi ekonomik është funksion i investimeve. Andaj, burimi kryesor i sigurimeve të brendshme të mjeteve financiare (invetimeve) janë, kreditë, e ato duhet akorduar me kushte sa më të volitshme, që arrihet me rritjen e tregut të kapitalit, që në rastin tonë, pos masave tjera, është kthimi i mjeteve të Trustit të pensioneve dhe Fondit të privatizimit në sistemin bankar të Kosovës, si të gjitha llojet e tjera të deponimeve, me normë të caktuar të interesit e pa ia ndryshuar destinimin e tyre.

Andaj, mendimi im është se, Qeveria e Kosovës duhet të shtrojë si detyrë primare dhe në mënyrë urgjente e të ligjshme, që sa më parë t’i kthejë këto mjete nga vendburimi i krijimit të tyre dhe t’i fusë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të Kosovës, sepse këto janë mjete të ekonomisë dhe të qytatarëve tanë, dhe si të tilla duhet të shërbejnë për të mirën e ekonomisë dhe qytetarëve të këtij vendi. Është e pakuptimtë që këto mjete edhe më tej të gjenden jashtë sisemit bankar të Kosovës dhe efektet e tyre të kenë karakter eksterritorial për vendin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco