Çfarë loje po luan UP-ja 'me miratimin e Isa Mustafës'?

Çfarë loje po luan UP-ja 'me miratimin e Isa Mustafës'?

Nga Anita Kadriu - 11/10/2020

Rektorati si gjithëmon në shërbim të politikës. Dikur po i sulmon edhe “krijuesit” e vet, sidomos ata të pasluftës që ia tjetërsuan misionin këtij institucioni, nga mision i dijes në mision të “krimit akademik”, pjesë e krimit të organizuar në nivel të përgjithshëm. 

Lideri i LDK-së Isa Mustafa nuk po merrka rrogë nga UP-ja që nga 2016!!! Pse atëherë Rektorati e mban në listë si profesor, madje profesor i rregullt, e përvec kësaj edhe në SMU të studentëve figuron ku profesori, në këtë rast Mustafa mban ligjëratën me studentë në vitin akademik 2019/20.

Nuk janë tre muaj, as gjashtë muaj që të harrohet të hiqet nga lista e orarit të ligjëratave në Fakultetin Ekonomik, janë gjithsej 4 vjet. Dhe pse UP-ja kur i drejtohen mediat për deklaratë nuk përgjigjet? Sot qenka deklaruar UP-ja .

Megjithëse dhe kjo përgjigje është sa për sy e faqe, pra nuk ka dokument të bashkëkangjitur se profesor Mustafa ka kërkuar lirim nga pagesa; ka ngrirë postin sic kërkohet me legjislacion kur profesori merr detyrë zyrtare tjetër; nuk ka letër që Mustafa nuk paguhet; nuk ka deklaratë që heq dorë nga pagesa; nuk ka përgjigje pse Rektorati e mban emrin e tij (Isa Mustafa) në listë të orarit të ligjëratave tash e katër vjet.

“Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ reagon ndaj qarkullimit në medie dhe në platforma të tjera online, të një lajmërimi që prof. dr. Isa Mustafa është duke u paguar nga ana e UP-së pa mbajtur mësim. Me anë të këtij sqarimi për medie dhe për opinion publik, informoheni që profesor Isa Mustafes nuk i është ekzekutuar asnjë pagesë nga UP-ja që nga dhjetori i 2016-tës”, ka thënë Zyra për Informim e UP-së. 

Ky pra është reagimi i Rektoratit.  Përgjigje e thatë. Reagim puro “mafioz”. Ku është deklarata e rektorit Naser Sahiti që studentët kërkuan përgjegjësi nga ai pse Mustafa u figuron si profesor në listë dhe nuk vjen në ligjërata,dhe pse merr pagë? Nuk ka pra përgjigje. 

Të vetmit profesor që mbaj mend që kanë ngrirë postin dhe janë deklaruar publikisht dhe askush nga mediat nuk u morë me ta sepse që të dy në përputhje me ligjin vepruan, si: Enver Hoxhaj (ish ministër i arsimit)  dhe Hykmete Bajrami kur u bë për herë të parë ministre e tregtisë dhe industrisë së Kosovës. Të dy publikisht ngrinë postin në UP, sapo morën pozitën e re dhe u deklaruan.

Në vendimin që mban datën 10 nëntor 2014 gë Rektorati, në pikën e parë kërkohet nga personeli akademik i Universitetit të Prishtinës që deri më 30 nëntor 2014, të përcaktohen nëse do të qëndrojnë në UP me marrëdhënie të rregullt pune, apo në ndonjë institucion tjetër jashtë tij, por jo në të dyja.

Pra nuk ka merr apo s’merr pagë, ka me u përcaktu a profesor i rregullt a në qeveri, derisa nuk ka heq dorë nga posti profesor i rregullt cilido profesor nënkuptohet se merr pagë, nëse jo i rregullt atëherë si bashkëpuntor i jashtëm automatikisht. 

Fjala e lirë nuk mund t’iu ndalohet mediave dhe as organizatave joqeveritare, aq më shumë kur bazohet në fakte. Krejt cka duhet të ndalohet është të hiqet velloja e turpit Universiteti “Hasan Prishtina”, sepse nuk përkon aspak me emrin e këtij të fundit, si dhe institucioneve të Kosovës.

Cfarë loje po luan UP-ja “me miratimin e Isa Mustafës “? Rektorati si gjithëmon në shërbim të politikës. Dikur po i...

Posted by Anita Kadriu on Sunday, October 11, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco