Boksi është primitiv

Boksi është primitiv

Nga Kimete Berisha - 11/10/2020
Të kënaqesh kur i sheh bokserët derisa rrahen mes vete dhe e japin shpirtin në ring, është kënaqësi e tmerrshme, e egër dhe e mjerueshme. 
Sepse, qëllimi final i boksit është ta bësh llom tjetrin, ta paaftësosh, ta përgjakësh, t'ia thyesh hundën dhe kokën e ta rrëzosh përtoke, që është qëllim primitiv. 
Është 'fitore' e egër dhe për mua personalisht 'e turpshme'. 
Kur bokserët si gladiatorët e marrin në ring çehren e luanit, e sheh ti se sa 'bishë' dhe 'i egër' është njeriu modern, dhe se sa 'cool duket dhuna' në ring. 
E sheh se si 'ka përparuar teknologjia por jo edhe shpirti'. 
E sheh se si Njeriu në instiktet e tij ka mbetur 'i lashtë'. 
Boksi e legjitimon rrahjen, e legjitimon dhunën dhe vdekjen në ring. 
Derisa të ketë boks, njerëzimi do të jetë primitiv. 
Prandaj, boksi ish dashur të jetë i ndaluar. 
Ëndërr e kam me mbërri ditën kur boksi do të ndalohej me ligj. 
Nuk e kuptoj si mund të jetë rrahja 'e bukur', dhe si mund të ketë festë mbi dhunën, dhe garë se 'cili është më i dhunshëm, më i zoti ta mbys tjetrin'. 
P.S. Sido që të jetë, Urime Haxhisë për rrahjen 'madhështore'. 
Që për mua është fitore e Lashtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco