Zbulimi dhe mohimi i krimit në Serbi

Zbulimi dhe mohimi i krimit në Serbi

Nga Muhamedin Kullashi - 10/10/2020

Në qershor të vitit 2001, Ministri i punëve të brendshme Dusan Mihajlovic, (kryeministër ishte Zoran Djincic) në një konferencë për shtyp në Beograd, e njoftoi opinionin se janë gjetur 16 varreza masive me trupat e shqiptarëve të vrarë në Kosovë, që janë zhvarrosur dhe transportuar nga Kosova në disa vende të Sërbisë : Zajecar, Nis, Bor, Vranje, Petrovo selo, Bajina Basta, Perucac, por edhe në afërsi të Beogradit, te aeroporti Batajnica.

Ministri Mihajlovic ka saktësuar, me atë rast, se zhvarrosja e kufomave dhe transportimi i tyre në Sërbi është bërë gjatë vitit 1999, në mënyrë sistematike, midis marsit dhe qershorit 1999, në suazë të operacionit « Dubina 2 »(Thellësia 2) i elaboruar hollësisht nga nivele të larta të ushtrisë dhe policisë sërbe.

Disa media të Beogradit asokohe, e në veçanti javorja « Vreme », kanë botuar dëshmi të oficerëve të armatës dhe policisë serbe që kanë marr pjesë në operacionet e zhvarrosjes dhe transportimit të trupave të pa jetë nga Kosova. Ato ditë doli në në sipërfaqe të lumit Danubi, në afërsi të Beogradit, një kamion-frigorifer me viktimat nga Kosova.

Në një intervistë me gazetarin Millosh Vasiq për javoren « Vreme » (me datën 21 qershor 2001) me titull « TË VDEKURIT UDHËTOJN », njeri nga shoferët e një kamioni të policisë sërbe) rrëfen hollësisht se si rezervist i policisë i ka bartur trupat e qindra kosovarëve të vrarë, nga Kosova në shkritoren e bakrit në qytetit Bor.

Ai thekson se i ka bërë 10 transportime të trupave të pajetë nga Kosova në Bor ; kamioni ka qenë i mbyllur kurse në hyrje të shkritores kamionin e mernin policët. Pas një kohe ia kthenin kamionin e zbrazët me të cilin ai pas një kohe niste udhëtimin e ri për Kosovë. Në Kosovë, zyrtarët e lartë të Korpusit të Prishtinës ia kishin tërhequr vërejtjen shoferit (me pseudonimin « Nikola » për këtë intervistë) se « detyra » të cilën po e kryen është fshehtësi ushtarake.

Pas disa transportimeve, ai rrëfen se kishte vendosur, me dy miqë të tij, ta hapin kamionin-frigorifer para se të mbrijn në shkritore për të parë se çka po transportojn ; e kishin siguruar një fotoaparat. « Nikola » rrëfen se kur e kanë hapur derën e prapme të kamionit kishin parë se « brendia e kamionit ishte përplot kufoma : i kemi numruar ishin 78 kufoma, kryesisht civilë, midis tyre edhe një grua ».

I kishin bërë disa fotografi të brendisë së kamionit. » Në këtë intervistë « Nikolla » shtron supozimin : këto kufoma ose janë djegur në shkritore ose janë varosur në bazenin e shkritores Bor.

Thellë i tronditur, pas disa ditëve, « Nikolla » bashkë me familjen e vet, do të shkojn në kryeqytetin e Kroacisë, në Zagreb, dhe pranë një ambasade perëndimor do të kërkojn azil, edhe në saje të dokumenteve që kishin treguar zyrtarëve të asaj ambasade ».
Gazetarët e « Vremes » kishin kontaktuar mê vonê me disa zyrtarë të Tribunalit të Hagës për krimet në ish-Jugosllavin.

Ata e kishin kanë konfirmuar si të saktë rëfimin e shoferit « Nikola ». siç theksohet në këtë artikull.
Në këtë artikull të « Vreme-s » thuhet se në gazetën lokale « Glas javnosit »(Zëri i opinionit) të Timokut Dragan Vitomirovic konfirmon rrëfimin e një shoferi tjetër të asaj ane(Timocka krajina, afër shkritores Bor) i cili ka dëshmuar po kështu se ka transportuar qindra trupa të pa jetë të shqiptarëve të vrarë në Kosovë.

Javorja « Vreme » citon në këtë artikull Ministrin Mihajlovic i cili pohon se kanë zbuluar edhe një varrezë tjetër masive nën austradën Nish-Beograd si edhe në nëntokën e disa qendrave për njësi speciale të policisë sërbe.
Para do dite Nenad Canak dhe Cedomoir Jovanovic, liderë të Partisë Social-demokrate, dëshmuan për një kanal televiziv të Sërbisë, për zbulimin e këtyre krimeve nga Ministri Dusan Mihajlovic.

Pas publikimit të rrëfimeve dhe dëshmive zyrtare të Sërbisë për për këto krime me disa profesorë francez (Véronique-Nahoum Grappe, Catherine Coquio, etj) kemi organizuar një Tryezë lidhur me këtë çështje në Univerzitetin Sorbona, në Paris në mbarim të muajti qershor 2001. Njëherazi, bashkë me filozofin Alain Brossat dhe Jean-Yves Potel kemi botuar një artikull të përbashkët në të përditshmen « Le Monde » për zbulimin e këtyre krimeve.

Ndërkaq, një vit më parë parë, me 3 maj 2000, kishim botuar në « Le Monde » një artikull tjetër me titullin « Një vel i revizionizmit i hudhur mbi Kosovën ». Në këtë artikull kishim zhvilluar një kritikë të një rryme të intelektualëve francez dhe të disa revistave (Régis Debray, Serge Halimi, Dominique Vidal, Marcel Gauchet etj dhe revistave » « Le Monde diplomatique », « Le Débat ») që shquheshin me mohohimin sistematik të krimeve masive mbi shqiptarët që i kishte bërë regjimi serb. Në fushatën e mohimit të këtyre krimeve u shqua në veçanti « Le Monde diplomatique », që e kishte kritikuar ashpër intervenimin e NATO-së kundër trupave serbe, duke e paraqitur si një operacion « imperialist » kundër një shteti sovran » dhe në kundërshtim me parimet e OKB-së.

Në vitin e kaluar , me rastin e 20 vjetorit të intervenimit të NATO-s, « Le Monde diplomatique » i kushtoi një numër të veçant intervenimit tê NATO-s dhe aty ku krimet e regjimit serb i cilëson si « Gënjeshtrën më të madhe të fund shekullit XX ».

Të përkujtojmë këtu se shteti i Sërbisë, pas këtij zbulimi të krimeve në opinion, kishte ndalur hetimet dhe kërkimin e përgjegjësive ligjore.

Në librin tim me titull « Effacer l’autre » (« Të hiqet tjetri »), i botuar në Paris me 2005, një kaptinë ia kam kushtuar çështjes së mohimit të krimeve që janë bërë nga regjimi serb në Kosovë. Në këtë kaptinë kam përmendur edhe pranimin zyrtar nga Ministri Mihajlloviq për zbulimin e varrezave masive në Serbi.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco