Arsimi (prap) në mbrojtje të popullatës

Arsimi (prap) në mbrojtje të popullatës

Nga Xhavit Rexha - 06/10/2020

Kaluan tri javë prej rihapjes se shkollave ne Kosove. Kjo ka nxjerre ne qarkullim rreth 700,000 nxenes, mesimdhenes, prinder, dhe sherbime qe lidhen me mirevajtjen e arsimit (per shembull transporti, kiosqet dhe byrektore e te ngjashme). Gati sa gjysma e popullates! Per pandemine COVID tri jave jane te rendesishme sepse jane pertej nje fare cikli dyjavor te infektimeve me kete virus - per te ditur efektet e nje mase te hapjes apo te mbyllhes! 

Ne Evrope ndikimi i shkollave ne rritjen e shkalles se infektimit nga COVID deri kater perqind konsiderohet ndikim i vogel negativ ne shoqeri dhe hapje e suksesshme e shkollave. Ne Kosove ne keto tri jave kjo perqindje ka qene mesatarisht shume me pak se kaq. Me e rendesishmja, rihapja e shkollave nuk e ka ndale trendin e renies se infektimeve ne shkalle vendi. Perkundrazi, ky trend ka vazhduar perkunder rritjes se qarkullimit e pranise ne shkolla te pothuajse gjysmes se popullates se Kosoves! 

Domethene SHKOLLA nuk e ka rrezikuar por E KA MBROJTUR popullaten e Kosoves. Per kete jane meritor te gjithe puntorët arsimor te Kosoves, policia e Kosoves, prinderit, inspektorati arsimor, task forcat, menaxhmenti i shkollave dhe drejtorite komunale te arsimit. ASNJE MESIMDHENES nuk eshte ankuar per orarin e zgjatur e per numrin e shtuar te oreve! Nuk eshte raportuar as nuk kam degjuar ASNJE ankese te vetme nga 25000 mesimdhenes!!!

Mirepo, per te qene e verteta e plote, meritat i shkojne personelit dhe drejtorit te Institutit Kombetar te Shendetesise Publike qe ne kohe reale reagon ne cdo rast, kryen testimet, harton rekomandimet dhe gjurmon kontaktet ne menyren me te shpejte e me rigoroze te mundshme. Grupe, klasa, shkolla te tera (gjithsejt 3) kane kaluar ne mesim online brenda dites! 

Protokoli i Reagimit anticovid ne arsimin e Kosoves eshte nder Protokolet me te rrepta ne rajon e me gjere. Ky protokol zbatohet rreptesisht nga IKSHPK dhe nga Ministria e Shendetesise. 

Ne ditet e para te rihapjes kam thene se njerezit e arsimit ne Kosove duhet te behemi sikur skandinavët per te shpetuar: konsideroj se populli jane sjelle si skandinavët e IKSHPK e Ministritë e Shendetesise e te Arsimit si autoritete skandinave. 

Kosova nuk ka sistem te mbrojtjes shendetesore si Gjermania, prandaj PARANDALIMI mbetet shansi jone i vetem.  Dhe kete po e bejme.
Nese vazhdojme keshtu, ka mundesi qe (1) te lirohemi me shume nga mesimi online dhe (2) te jemi me te gatshem per valen e dyte qe pritet ne vjeshten e ftohet (urojme te mos ndodhe). Kjo gjendje na ka krijuar kushte qe te gjithe te mendojme me shume per cilesine!

Porosia: sjellja skandinave duhet te vazhdoje - ne nuk kemi tjeter opsion. Maskat, distanca, pastertia! Krijimi i rutinave te kujdesshme! 
Mirepo, nuk guxojme te shlirohemi. Mjafton nje dite pakujdesi qe te rrezoje nje muaj angazhim te gjysmes se popullates! 
Nje dite shlirim e pakujdesi mjaftojne ta hedhin ne greminë tere popullaten!

Arsimi (prap) ne mbrojtje te popullatës Kaluan tri javë prej rihapjes se shkollave ne Kosove. Kjo ka nxjerre ne...

Posted by Xhavit Rexhaj on Tuesday, October 6, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco