A është BE-ja e gatshme për marrëveshje finale Kosovë-Serbi

A është BE-ja e gatshme për marrëveshje finale Kosovë-Serbi

Nga Agustin Palokaj - 05/10/2020

Duket se BE-ja nuk është e gatshme për marrëveshje Kosovë – Serbi, me të cilën do të normalizoheshin tërësisht raportet mes këtyre dy shteteve. Nga BE-ja më shumë kemi dëgjuar se çfarë nuk është roli i saj sesa çfarë është.

Kështu “lehtësuesi i vetëm i dialogut” (siç e konsideron rolin e saj BE-ja) nuk ka rol për ta njohur Kosovën, nuk do t’ua imponojë palëve ndonjë zgjidhje, nuk do të komentojë qëndrimet e palëve, nuk do të vendosë afate artificiale në dialog.

Pohimi se BE-ja qëndron unike në mbështetje të dialogut, nuk do të thotë asgjë. Sepse BE-ja qëndronte fuqishëm edhe prapa përpjekjeve të Marti Ahtisaarit, por dështoi të mbështeste propozimin e tij, sepse disa shtete të BE-së, si Spanja, Sllovakia dhe Qiproja, kishin qëndrim më të afërt me atë të Rusisë dhe Serbisë sesa të shumicës së BE-së.

Prandaj nëse BE-ja është e vetmja e cila mund ta sigurojë zgjidhjen, atëherë duhet të jemi skeptikë, nëse me BE-në mendojmë në institucionet në Bruksel

Për pak muaj do të bëhen dhjetë vjet prej kur kishte nisur dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, apo për të thënë më saktë me fjalorin e BE-së “mes Prishtinës e Beogradit”. Përmendja e kryeqyteteve ishte e qëllimshme, siç është gjithçka në përdorimin e emërtimeve nga ana e BE-së, për të mos lënë përshtypjen se Kosova po trajtohet si shtet.

Nuk do të ishte korrekte për të thënë se nuk është arritur asgjë në dialog. Por njëlloj do të ishte e ekzagjeruar sikur të pretendohet se janë arritur marrëveshje historike. Ka sjellë dialogu edhe shumë dëme, sidomos Kosovës, duke i humbur kohë, energji, duke devijuar fokusin nga problemet jetësore, shumë prej të cilave nuk varen nga ky dialog, dhe duke i dhënë mundësi Serbisë që ta shndërrojë dialogun në një proces që shihet i lidhur edhe me statusin e Kosovës.

Pas dhjetë vjetësh raportet mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë aspak normale. Nuk ka besim të ndërsjellë, pjesëmarrësit në dialog shkëmbejnë përmes deklarimeve publike akuza dhe ndërakuza.

Pjesëtarë të Qeverisë së Serbisë, si ministri i Jashtëm, Daçiq, në kohën kur flitet për të pagjeturit, dhe thuhet madje se është arritur marrëveshja, i kërcënon serbët që tregojnë se ku janë varret e shqiptarëve të vrarë. E pa treguar serbët se ku janë varret nuk mund të zbulohet fati i të pagjeturve.

Pra, duket se në Serbi nuk ka vullnet e as interes që të përmbyllet procesi i dialogut me Kosovën dhe të arrihet një zgjidhje përfundimtare. Prandaj Serbia edhe tenton ta vazhdojë dialogun për disa vjet, dhe me gjasë do të ketë sukses, sepse as në BE nuk ka gatishmëri për t’i dhënë fund kësaj çështjeje.

Por duhet parashtruar edhe pyetjen se a është BE-ja e gatshme për të luajtur rolin kyç në arritjen e marrëveshjes. Duket se BE-ja nuk është e gatshme për marrëveshje Kosovë – Serbi, me të cilën do të normalizoheshin tërësisht raportet mes këtyre dy shteteve.

Nga BE-ja më shumë kemi dëgjuar se çfarë nuk është roli i saj sesa çfarë është. Kështu, “lehtësuesi i vetëm i dialogut” (siç e konsideron rolin e saj BE-ja) nuk ka rol për ta njohur Kosovën, nuk do t’ua imponojë palëve ndonjë zgjidhje, nuk do të komentojë qëndrimet e palëve, nuk do të vendosë afate artificiale në dialog. Pohimi se BE-ja qëndron unike në mbështetje të dialogut nuk do të thonë asgjë.

Sepse BE-ja qëndronte fuqishëm edhe prapa përpjekjeve të Marti Ahtisaarit, por dështoi ta mbështeste propozimin e tij, sepse disa shtete të BE-së, si Spanja, Sllovakia dhe Qiproja, kishin qëndrim më të afërt me atë të Rusisë dhe Serbisë sesa të shumicës së BE-së. Prandaj nëse BE-ja është e vetmja e cila mund të sigurojë zgjidhjen, atëherë duhet të jemi skeptikë, nëse me BE-në mendojmë në institucionet në Bruksel.

Qasja e ekipit të Marti Ahtisaarit në negociatat për statusin e Kosovës ishte shumë më serioze sesa ajo që sot ka BE-ja përmes Miroslav Lajçakut. Në ekipin e Ahtisaarit kishte edhe përfaqësues të BE-së, ai punonte mbi mandatin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe udhëzimeve që kishte dhënë Grupi i Kontaktit, i fuqive më të mëdha të botës (SHBA, Rusi, Gjermani, Francë dhe Itali), sikur edhe NATO dhe BE.

Sot kur dëgjojmë nga Miroslav Lajçak apo nga zyrtarë tjerë të BE-së se “nuk ka afate artificiale” dhe se “për marrëveshje duhet pajtimi i dy palëve”, fitojmë përshtypjen se në këtë mënyrë BE-ja në fakt i thotë Serbisë se ka të drejtë të mbajë peng zgjidhjen sa të dojë. Duke e ditur se Serbia, me apo pa zgjidhjen e problemeve në raportet me Kosovën, nuk do të mund të hyjë në BE së paku në 10 vjetët e ardhshëm, atëherë Beogradi as këtu nuk do të ketë ndonjë motiv për ta njohur Kosovën.

Një diplomat i lartë perëndimor, që me vite kishte punuar në raportet me Ballkanin, thoshte shpesh se, “sikur Serbia ta kishte njohur Kosovën në vitin 2008, tashmë do të ishte anëtare e BE-së. Por sikur ta njehë tash do t’i duhen edhe shumë vjet për të hyrë në BE”.

që i ishte dhënë Ahtisaarit përmbante edhe porosinë që, ndonëse dëshirohet një marrëveshje e pranueshme për të dyja palët, asnjëra palë nuk do të ketë mundësi që të bllokojë procesin dhe zgjidhjen. Dhe kështu ndodhi. Fakti se Serbia në fund nuk u pajtua me propozimin e Ahtisaarit nuk e pengoi zgjidhjen e statusit në bazë të atij propozimi. Ai propozim u bë themel edhe për Kushtetutën e Kosovës dhe bazë për shpalljen e pavarësisë, si dhe për rregullimin e brendshëm dhe për praninë e BE-së në Kosovë.

Tash BE-ja përmes deklarimeve se “u takon palëve që të gjejnë zgjidhje” dhe se “BE-ja nuk do ta imponojë zgjidhjen, e as nuk do të vendosë afate artificiale” krijon hapësirë për zgjatje të dialogut me vite, sepse secilës palë, në këtë rast Serbisë, sepse Kosova nuk ka problem të normalizojë raportet me Serbinë, e as nuk ka pretendime territoriale ndaj saj, i jep mundësi ta bllokojnë zgjidhjen.

Kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës, si në vitin 2008, ashtu edhe me arsyetimet e tyre në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, argumentin kryesor e kishin se “deklarimi ka qenë i njëanshëm” dhe se “pa pajtimin e dy palëve nuk është dashur të imponohej një zgjidhje e tillë”. Një qëndrim të tillë e ka mbajtur si ministër i Jashtëm i shtetit të tij edhe Miroslav Lajçak, qoftë ai qëndrim me detyrë zyrtare apo personal.

Spanja ka shkuar edhe më larg duke thënë se “shpallja e pavarësisë së Kosovë është edhe një akt kundër vlerave evropiane”, dhe vazhdon ta ketë këtë qëndrim dhe sot. Sepse, sipas këtij argumenti, “nuk mund të pavarësohet një pjesë e një shteti pa pajtimin e vetë atij shteti”. Ndonëse një qasje e tillë ka pësuar disfatë juridike në Hagë, 5 shtetet e BE-së, as Serbia e as Rusia, nuk e kanë ndryshuar qëndrimin.

E tërë kjo nuk do të ishte e rëndësishme sikur dialogu vërtet të mos kishte fare lidhje me statusin e Kosovës dhe sikur statusi të trajtohej si çështje e kryer në vitin 2008 për tërë BE-në. Por tash, përmes këtij dialogu, Serbisë i është kthyer e drejta e vetos për të vendosur për rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane e madje edhe për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Dhe duke punuar me parimin se, nuk ka zgjidhje pa u pajtuar të dyja palët, BE-ja po e faktorizon edhe më shumë Serbinë, sidomos me pranimin se vetëm pas njohjes nga Serbia mund të vijnë njohjet nga disa shtetet të BE-së. E pa ato njohje premtimet për “perspektivë evropiane të Kosovës” nuk kanë asnjë vlerë dhe asnjë kuptim. Sepse, siç u tha ditëve të fundit nga zëdhënësi i BE-së, “vetëm shtetet mund të aplikojnë për anëtarësim në BE” e Kosova nga BE-ja nuk trajtohet si shtet.

se si BE-ja dështoi të pranojë propozimin e Ahtisaarit, edhe pse tërë kohën mbështeste fuqishëm punën e tij, është vërejtje për kujdes edhe tash kur bëhen përpjekje për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë dhe thuhet se BE-ja qëndron fuqishëm, unike në mbështetje të dialogut.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco