Serbia po 'rehabiliton' atë që kishte bërë Millosheviqi në Kosovë

Serbia po 'rehabiliton' atë që kishte bërë Millosheviqi në Kosovë

Nga Muhamet Mustafa - 04/10/2020

Përderisa  në procesin  negociator të Brukselit  është rënë dakord që të diskutohen qështjet që e mbajnë peng normalizimi e marrëdhënive midsi Kosovës dhe Serbisë  e që do të nënkuptonte njohjen e pvarësisë së Kosovës nga Serbia dhe zgjidhjen e problemve të hapura lidhur me sukcesionin, pozitën e minoritetve, bashkëpunimin  ekonomik , me një fjalë një Agjendë që duhet te sjellë paqen midsi dy vendve dhe bazën për një fqinjësi të mirë. Procesi po vazhdon ( he per he ka një ndërprërje) por sa janë gjasat për një sukses të tij.

Aktualisht nuk duhet te jemi optimistë , ose me mirë të themi te jemi realistë e që do të thotë pra shpresa të vogla . Ka shumë pengesa e ngarkesa në marrëdhënjet midis dy vendeve dhe popujve  por duket se problemi kryesor qëndron tek  tarshigimia e së nga e kaluares e sidomos trashigiuminë që ende ka pozita shumë të forta ne Serbi e që ka të bëjë me periudhen e sundimit te Sllobodan  Millosevic (1986- 2000).

Ai regjim solli një periudhë të errtë në mardhënjet midis pupujve që përbënin ish federatën Jugosllave dhe midis entiteve të asaj federate , solli deri te luftrat e përgjakshme ( Slloveni, Kroaci, Bosne e Hercegovinë e Kosovë) pra gjithkund ku ky regjim kundershtohej në mënyrë dmethënse ne tentimet e tij për ta instaluar domimnimin  e Serbisë në plan të gjerë.  Pas intrevnimit të NATO-s në Kosovë ai regjim  ra e Millosevic u  doli para gjykatës së Hages , Serbia hyri n ë një proces tranzicioni demokratik, humbi dominimin planin Jugosllav, u krijuan shtete te reja.

Por derisa si duket Serbia ka hequr  dore nga infiltrimet ne Kroaci  dhe Slloveni e ne masë të kosiderueshme edhe në Maqedoni, ajo nuk ka hequr dorë nga filelsofila poltike e dominimit serb kur është fjala tek Kosova, Mali i Zi dhe Bosna e Hercegovina. Ajo tenton që të shtrije ndikim ne ktë tri shtete ne aspektin poiltik , te ndikojë ne raportet nderetinike me fillosofine e supermacionit serb dhe te shtrije edhe ndikimin ekonomik. Në një  kontekst të  tillë  që synon ta disenjojë gjithnjë e më shumë politika zyrtare e Serbisë, kuptohet shpesh duke e kamufluar këtë qëllim dhe paketuar në inciativa që mund të duken “ pro- europiane” bile dhe nën blofet e kater lirive.

Se politika zyrtre e Serbisë ende është shumë e ndikuar nga “trashigimia Millosheviqiane” këto ditë e dokumentojnë dy fakte , që nuk janë të rastësishme e as koincidencë rasti;
(1) Ne bisedimet e Brukselit lidhur me kerkest reciproke financiare e pronësore, delegacioni serb prezentoi një serë letrash që qëllim primar kishin që te fusin në tavolinëne bisedimeve dhe tu rikthjenë “legalitetin e humbut” , ligjeve dhe masave të aparthejdit ne fushëne financave, punësimit, prones dhe përgjithsisht ekonomisë që kishte vënë Millosheviq mbrenda një regjimi tipik kolonial;

(2) Ministri i punëve të Jashtme te Serbisë Ivica Dacic i shpalli tradhëtar qytetarët e Serbisë që paskan folë për loakcionet potenciale të  varrezat masive  te kufomave te shqiptarëve te masaakruara e të bartura atje  nga ajo qeveri e  Serbisë për të fshehur gjurmët e krimit . Per adcic nuk do te thone asgje shume marrveshje e rezuluta qe kjo çështje te zgjidhet me prioritet;

Natyrisht që delegacioni i Kosovës  dha argumentet para ndërmjetsuese për tentimin e Serbisë që të thirret në te drejta speciale te supermcise etinike  që kishte krijuar një regjim kolonial , por edhe vetë tentimi dhe vetë guximi që gjërat të shtrohen në një platformë të tillë flet mjaft. NJësoj sikurse  kur një minister i punëve të jashtme që njëlloj si edhe i shtetit të tij , perkunder bllofeve të tyre , në sherbim te mashtrimit , që gjerat te  paraqiten ne dritë tjetër, haptas del të propagojë neojën e fshehjes së kufomave dhe krimeve makabre te luftës , e kjo edhe nese vie  nga një Dacic  është tepër  për tu kapërdirë . Duket se eksponente e atij regjimi, tani në  pozita spikatura en establishmentin e Serbisë, kanë marrë guxim te ri. Prej nga vie kjo ? Vie edhe nga indolence e Kosovës, pera instiutucioneve të saj që këtyre provokimeve tu përgjigjt në mënyrë adekuate.

Duket se tani  këtu ka ndikim edhe fakti se këta eksponentë të “ish rinisë’” Milloshecviqiane, po vlerësojnë se bota , duke përfshie dhe BE dhe SHBA tanimë ka harruar çfarë kishte ndodhur në atë regiim, dhe se këta tash nën petkun e  ri, dhe me inciativa të reja se paku  dicka mund të ruajnë ose riaktualizojnë nga Programi famekeq i Millosheviq. Edhe kompromiset qe kerkon Vucic, edhe inciativate tij , edhe propzimet e tyre ne Bruksel janë në këtë vi. Për këtë ata plesdojnë se duhet fsheur kufomat e shqiptarëve sepse kjo mund  te rikthjë kujtesen e debatin për atë kohë. Ja pse Dacic , u be si duket nervoz dhe e tha ate qe se paku ne Kosve dihej publikisht se Serbia tenton te fshehe kufomat e shqipraëve që ka vrare , ti fshehe nëpër Serbi, deri edhe në baza ushtarake , deri edhe me fundosjen  kamineve në Danub e te ngjashme.

Beri mirë  Minsitrja e punëse te jashtme  , Haradinaj u dërgoi letër për këtë ambasadorëve te Kuintit. Por kjo nuk mjafon, e po shihet se nuk mjafton . Ky qëndrim i  një Minsitri të jashtëm që synon të integrohet në BE, si duket nuk u bëpri përshtypje as Brukselit e as shumëkujt tejteër. Ndaj Qeveria e Kosovës , duhet , bile ajo duhet , të bëjë një reagm shumë më domethenës  dhe atë jo vetëm në një adresë.

Po shihet qartë se pragmatizmi që klasa politike e Millossevic dhe regjimi i tij te ik nga një process katharsis, në këmbim ca sherbimeve te pritura nga ai,  po shfaq tash defektet e tij . Kam frigë se kjo do të ndikojnë keq edhe shumë kohë në mardhënit Kosovë -Serbi dhe përgjithsisht ne rajonin e Ballkanit Perendimor.

 

DACIC E THA PUBLIKISHT ATE QE DIHEJ PER TENTIMITN E EKSPONENTEVVE TE SERBISË QË TË REHABILTOJNË ATË QË KISHTE BERË...

Posted by Muhamet Mustafa on Sunday, October 4, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco