Fermerët në takim urgjent, kërkojnë rifillimin e grumbullimit të qumështit nga “Vita”

Fermerët në takim urgjent, kërkojnë rifillimin e grumbullimit të qumështit nga “Vita”

19:32, 03/07/2026

Fermerët Kosovarë të Qumështit kanë zhvilluar sot një takim urgjent me anëtarësinë e shoqatës për shkak të situatës së krijuar nga ndërprerja e grumbullimit të qumështit nga qumështorja “Vita”.

Siç bëjnë të ditur nga kjo shoqatë në një njoftim, kërkesa kryesore ishte një takim i menjëhershëm me qumështoren, në mënyrë që të rifillojë grumbullimi i qumështit.

Kërkesa kryesore e qumështores është dalja sa më e shpejtë e rezultateve të mostrave të marra, në mënyrë që të rifillojë grumbullimi”.

 

“Prandaj, ne, si Shoqatë e Prodhuesve, kërkojmë urgjentisht nga Ministria e Bujqësisë, përkatësisht Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, përshpejtimin e procedimit të rezultateve, në mënyrë që të vazhdojmë me dorëzimin e qumështit të freskët dhe të evitojmë çdo humbje eventuale të sasisë së prodhuar, duke marrë parasysh edhe temperaturat e larta që po mbizotërojnë.

 

Në të kundërtën, nuk do të mund t’i shmangim protestat eventuale të fermerëve”, theksohet në njoftim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco