KQZ nis publikimin e të dhënave, ky është numri i qytetarëve që kanë votuar deri më tani

KQZ nis publikimin e të dhënave, ky është numri i qytetarëve që kanë votuar deri më tani

10:03, 07/06/2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është funksionalizuar platforma elektronike për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave të pjesëmarrjes në votime për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. 

Sipas KQZ-së deri më tani, nga 87,63% e vendvotimeve, kanë dalë për të votuar 2,67 përqind, apo 52 mijë e 254 qytetarë.

KQZ-ja ka bërë të ditur se në këtë platformë do të publikohen të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve në gjashtë intervale kohore gjatë ditës së zgjedhjeve (09:00, 11:00, 13:00, 15:00, 17:00 dhe 19:00), të ndara sipas komunave, qendrave të votimit dhe vendvotimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco