Voton Osmani: Kam optimizëm të madh që sot vota e qytetarëve do ta nxjerrë vendin nga kriza

Voton Osmani: Kam optimizëm të madh që sot vota e qytetarëve do ta nxjerrë vendin nga kriza

10:00, 07/06/2026

Vjosa Osmani, kandidate për presidente nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), sapo ka hedhur votën e saj.

Osmani para mediave ka thënë se ka optimizëm që zgjedhjet e sotme do ta shtrojnë rrugën drejt formimit të institucioneve dhe daljes së vendit nga kriza.

“Jam e bindur që me votën e qytetarëve sot do të mundësohet rruga drejt formimit të institucioneve dhe daljes nga kriza. Kam optimizëm të madh që sot vota e qytetarëve do ta nxjerrë vendin nga kriza”, tha Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco