Albin Kurti ushtron të drejtën e votës, fton qytetarët ta bëjnë të njëjtën gjë

Albin Kurti ushtron të drejtën e votës, fton qytetarët ta bëjnë të njëjtën gjë

09:58, 07/06/2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka ushtruar sot të drejtën e votës, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

Pasi votoi, Kurti e cilësoi këtë si një ditë të bukur dhe të rëndësishme për vendin, duke treguar se para se të shkonte në qendrën e votimit kishte verifikuar në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vendndodhjen e saktë të vendvotimit të tij.

“Sot është një ditë e bukur dhe e rëndësishme, e diel me diell. Para se të vij këtu, te Fakulteti Ekonomik-Juridik, e verifikova në ueb-faqen e KQZ-së nëse e kam saktësisht këtu vendvotimin si herën e kaluar. Vetëm pasi u konfirmua, u nisa”, tha Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco