Jonathan Hargreaves ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë.
Hargreaves vlerësoi rolin e Haradinajt në jetën politike të vendit, duke theksuar kontributin e tij në zhvillimin demokratik dhe ndërtimin e institucioneve të Kosovës.
Ai tha se, në periudhën para zgjedhjeve, është e rëndësishme që partitë politike të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe pas procesit zgjedhor të bashkëpunojnë për krijimin e një qeverie stabile dhe për zgjedhjen me kohë të Presidentit.
“Diskutim i mirë me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, dje para zgjedhjeve të 7 qershorit. Ramush Haradinaj ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën politike të Kosovës për shumë vite, duke kontribuar në zhvillimin demokratik dhe institucionet e vendit. Ndërsa Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, do të jetë e rëndësishme që partitë politike të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe më pas të punojnë së bashku për formimin e një qeverie stabile dhe për të siguruar zgjedhjen me kohë të Presidentit. Përparimi demokratik i Kosovës varet nga bashkëpunimi, dialogu dhe përkushtimi i përbashkët për të ardhmen e vendit”, shkruan ai.
© SYRI.net