Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka reaguar ndaj përdorimit të këngëve komuniste të kohës së Enver Hoxha në fushatat zgjedhore në Kosovë.
Përmes një statusi publik, Çollaku u shpreh se këto këngë, pavarësisht tentativës për t’i paraqitur si “çlirimtare”, mbeten simbole të regjimit diktatorial komunist në Shqipëri, shkruan Syri.net Kosova.
Ai theksoi se përdorimi i tyre në aktivitete politike përbën fyerje ndaj mijëra shqiptarëve që janë dhunuar, persekutuar dhe vuajtur gjatë regjimit të Enver Hoxhës.
Postimi i plotë:
Sado “partizanet” ndryshohet ne “çlirimtare”…,kenget komuniste te Enver Hoxhes qe perdoren me fushatat e Kosoves jane fyerje ndaj qindra e mijra shqiptareve te dhunuar e persekutuar ne Shqiperi nga klika kriminale diktatoriale e Enver Hoxhes !!!

© SYRI.net