Osmani dhe Statovci me thirrje për diasporën: “Edhe një ditë për regjistrim”/Statovci 9shi i LDK-së

Osmani dhe Statovci me thirrje për diasporën: “Edhe një ditë për regjistrim”/Statovci 9shi i LDK-së

22:13, 16/05/2026

Vjosa Osmani dhe kandidatja për deputete Jeta Statovci kanë bërë thirrje publike për regjistrimin e qytetarëve nga diaspora, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në procesin zgjedhor dhe vendimmarrje.

Në deklaratat e tyre, Statovci u shpreh se ka rrugëtime politike që, sapo nisin, mbeten të pandryshueshme nga rrethanat, duke shtuar se aktiviteti i saj në terren po vazhdon “lagje për lagje, shtëpi për shtëpi”, në kuadër të mobilizimit qytetarm raporton Syri.net

Ndërkohë, Osmani theksoi bashkëpunimin dhe afërsinë me qytetarët, duke deklaruar se “jemi bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses”, duke i bërë thirrje diasporës që të mos e humbasë afatin e regjistrimit për të votuar. Ajo rikujtoi se ka mbetur vetëm edhe një ditë për regjistrim, duke theksuar se zëri i qytetarëve jashtë vendit duhet të jetë pjesë e vendimit politik.

Image

Jeta Statovci aktualisht garon me numrin 9 në listën e Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.

Statovci ka qenë më herët e angazhuar në politikë si nënkryetare e lëvizjes GUXO, e cila ka qenë në koalicion me Lëvizja Vetëvendosje dhe deputete për dy mandate. Ajo ka shërbyer gjithashtu si deputete dhe është përfshirë në procese qeverisëse dhe parlamentare gjatë mandatit të kaluar.

Fushata e saj aktuale po fokusohet në terren dhe komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, ndërsa mesazhet e përbashkëta me Osmanin janë përqendruar kryesisht në mobilizimin e diasporës dhe rritjen e pjesëmarrjes në votim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco