Armatim dhe pajisje ushtarake zbulohen në një shtëpi të braktisur në veri

Armatim dhe pajisje ushtarake zbulohen në një shtëpi të braktisur në veri

21:57, 16/05/2026

Një arsenal armësh dhe pajisjesh ushtarake është zbuluar nga Policia e Kosovës në një shtëpi të vjetër dhe të pabanuar në fshatin Crepulë të Zubin Potokut.

Zbulimi është bërë më 16 maj 2026, rreth orës 12:30, nga njësia e NJRSH-së Veri gjatë patrullimit në zonë.

Sipas informacioneve, në vendin e ngjarjes janë gjetur:

  • një armë automatike AK-47 prodhim jugosllav me një karikator të zbrazët,
  • një pushkë ajrore prodhim gjerman me municion “Diabola”,
  • një armë artizanale punim dore,
  • një fishek i kalibrit të madh,
  • një helmetë ushtarake,
  • një çantë ushtarake me pajisje për pastrimin e armëve,
  • si dhe një uniformë ushtarake e kamufluar.

Njësitë relevante të Policisë në Zubin Potok kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar të gjitha armët dhe pajisjet e gjetura.

Deri në këtë fazë ende nuk është identifikuar personi që dyshohet se i posedonte armët.

Me konsultim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco