Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur këtë të martë mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku janë diskutuar zhvillimet politike në vend dhe përgatitjet për Zgjedhjet e Përgjithshme të 7 qershorit.
Kryesia e kësaj partie ka vendosur unanimisht që ish-kryetari i partisë, Memli Krasniqi, ta udhëheqë shtabin zgjedhor dhe fushatën e Partisë Demokratike të Kosovës.
Sipas një njoftimi të kësaj partie, në mbledhje, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur mirënjohje për deputetin Ferat Shala, i cili ka vendosur të mos jetë pjesë e garës zgjedhore, duke vlerësuar kontributin e tij shumëvjeçar në parti dhe institucione.
Sipas PDK-së, Shala do të vazhdojë angazhimin e tij si pjesë e strukturave drejtuese dhe anëtar i Kryesisë së partisë.
Në kuadër të përgatitjeve zgjedhore, Kryesia ka diskutuar edhe për mobilizimin e strukturave partiake për regjistrimin e votuesve dhe përkrahësve të PDK-së në mërgatë.
PDK ka bërë të ditur se mbetet e hapur për personalitetet që dëshirojnë të jenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.
Sipas njoftimit, partia hyn nĂ« procesin zgjedhor âme vizion tĂ« qartĂ«, ekip tĂ« pĂ«rgatitur dhe besimin se do tâi japĂ« KosovĂ«s drejtimin qĂ« meritonâ.
© SYRI.net