Vjosa Osmani prezanton Fahrije Hotin si kandidate për deputete në zgjedhjet e 7 qershorit

Vjosa Osmani prezanton Fahrije Hotin si kandidate për deputete në zgjedhjet e 7 qershorit

10:23, 04/05/2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se Fahrije Hoti do t’i bashkohet rrugëtimit të saj politik dhe do të kandidojë për deputete në Kuvendin e Kosovës.

Në mesazhin e saj, Osmani e cilëson Hotin si një grua të fortë, punëtore dhe zë të fuqishëm për gratë dhe për gjithë vendin. Ajo thekson se përfshirja e saj në politikë përfaqëson një angazhim për drejtësi, ndershmëri dhe përfaqësim të denjë të qytetarëve.

Sipas Osmanit, kjo është një dëshmi e vizionit për një Kosovë ku, siç shprehet ajo, dashuria fiton mbi urrejtjen, ndërsa e vërteta mbi propagandën.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë pritet të mbahen më 7 qershor, ku pjesë e garës do të jetë edhe vetë Vjosa Osmani, së bashku me kandidatë të tjerë që synojnë të marrin besimin e qytetarëve për drejtimin e vendit në mandatin e ardhshëm.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco