VIDEO/ Çim Peka publikon në studio kapelen që McGonigal i ka falur Edi Ramës

21:30, 30/04/2026

Gazetari Çim Peka ka publikuar në studion e ‘Çim Peka LIVE’ kapelen e FBI-së që ish-drejtuesi i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, aktualisht në burg për aferën korruptive me Edi Ramën, ja ka falur këtij të fundit gjatë vizitave në Tiranë në vitet 2017-2018.

‘Kjo është kapelja e FBI-së që Charles McGonigal i ka falur Edi Ramës gjatë vizitës së tij në Tiranë. Se si e kemi siguruar kjo nuk ka rëndësi, por kjo është kapelja’, u shpreh Peka gjatë bisedës në studion e SYRI TV.

Charles McGonigal është një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së që është dënuar në historinë e fundit të Shteteve të Bashkuara. Ai ishte drejtues i njësisë së kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në Nju Jork, një nga pozicionet më sensitive të sigurisë kombëtare amerikane.

McGonigal aktualisht po vuan dënimin me burg pasi u shpall fajtor për aferë korruptive, ku në qendër të akuzave ndodhet edhe lidhja e tij e dyshuar me Edi Ramën dhe interesa shqiptare.

Rasti McGonigal mbetet një nga skandalet më të rënda që lidhin politikën shqiptare me korrupsionin ndërkombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco