Nesër do të mbahet mbledhja e Komisionit Qendror Zgjedhor.
Klan Kosova mëson se në rend të ditës për diskutim është buxheti i zgjedhjeve që do të mbahen me 7 qershor.
Poashtu, do të diskutohet edhe plani operacional për këto zgjedhje.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu njoftoi sot se 7 qershori është vendosur zyrtarisht si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
© SYRI.net