Në SPAK Arbër Abazi, biznesmeni i afërt me Belinda Ballukun

Në SPAK Arbër Abazi, biznesmeni i afërt me Belinda Ballukun

16:28, 30/04/2026

Administratori i “Alko Impex”, Arbër Abazi u paraqit sot në ambientet e SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen “Balluku”.

Në qendër të hetimeve për këtë dosje është ish-zv/kryeministrja e pandehur për prishjen e barazisë në tendera.

Arbër Abzai është biznesmen i lidhur familjarisht me zv.kryeministren, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së saj, si dhe nipi i ish-deputetit të Partisë Socialiste Sadri Abazi.

Më herët SPAK ka kryer kontrolle në banesën e Arbër Abazit lidhen me hetimin e tenderave të loteve të Unazës së Madhe të Tiranës.

Emri i tij ka dalë në hetimin e procedurave për ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7, ku fitues është shpallur bashkimi i kompanive “Alko-Impex General Construction&2T’ sh.p.k.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco