Në një video të publikuar, ajo ka bërë thirrje për unitet, duke kërkuar që urrejtja të zëvendësohet me dashuri, frika me shpresë dhe propaganda me të vërtetën.
Osmani ka ftuar qytetarët të bashkohen, duke theksuar se rrugët e mbyllura nga padrejtësitë hapen gjithmonë nga populli.
“Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kosovën, por ky popull ka ditur të ngritet edhe nga momente shumë më të rënda. Por ka ardhur momenti që të japim vetëm dashni. Mjaft më me urrejte, mjaft më me ndjellje të frikës. Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim dashni. Aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë. Aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Ju ftoj që të bashkoheni në këtë mision sepse rrugët që mbyllen nga padrejtësitë gjithmonë hapen nga populli”, ka thënë Osmani në një video të publikuar në Facebook.
Afati kushtetues 34 ditor për zgjedhjen e Presidentit ka përfunduar mbrëmë në orën 24:00. Gjykata Kushtetuese me aktgjykim ka përcaktuar që Kuvendi shpërndahet me automatizëm nëse brenda këtij afati nuk zgjidhet presidenti.
Haxhiu deklaroi se zgjedhjet do të shpallen brenda afatit kushtetues. Haxhiut tani i mbetet t’i ftoj partitë në takim për ta caktuar datën e zgjedhjeve brenda 45 ditësh.
E diela e 7 qershorit është data e fundit që mund të caktohet si ditë për mbajtjen e zgjedhjeve.
© SYRI.net