Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje, meqë Kuvendi ka dështuar ta zgjedhë Presidentin e ri.
Afati kushtetues 34 ditor për zgjedhjen e Presidentit ka përfunduar në orën 24:00. Gjykata Kushtetuese me aktgjykim ka përcaktuar që Kuvendi shpërndahet me automatizëm nëse brenda këtij afati nuk zgjidhet presidenti.
Ushtrueses së detyrës së Presidentes, njëherit Kryeparlamentares, Albulena Haxhiu, tani i mbetet t’i ftoj partitë në takim për ta caktuar datën e zgjedhjeve brenda 45 ditësh.
E diela e 7 qershorit është data e fundit që mund të caktohet si ditë për mbajtjen e zgjedhjeve.
Seanca për zgjedhjen e Presidentit ka nisur prej mbrëmë, e vazhdoi edhe sot me disa ndërprerje. Opozita i bojkotoi të gjitha seancat.
Lëvizja Vetëvendosje propozoi dy emra: Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën.
Mbrëmë u bë edhe një votim jokushtetues për këta dy emra, me veç 64 deputetë në sallë.
63 vota ishin për kandidaten Feride Rushiti, ndërsa Hatixhe Hoxha nuk mori asnjë votë.
Edhe sipas Kushtetutës, edhe sipas Aktgjykimit të Kushtetueses, nevojiten 80 deputetë në sallë që të fillojë raundi i parë i votimit.
© SYRI.net